Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Shefja e SHISH dorëzoi sekrete të shtetit te grupet kriminale”, Berisha: Rama është kthyer në avokat të Vlora Hysenit, Agasit, Ballukut e Karçanajt


Kreu i PD Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur të pabesë dhe pa karakter.

Kreu i PD Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur të pabesë dhe pa karakter. Berisha ngriti akuza të forta edhe për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke pretenduar se ajo ka përcjellë informacione të klasifikuara te persona të lidhur me trafikun e drogës. Këto janë pretendime të bëra nga kreu i opozitës dhe nuk përbëjnë konstatime gjyqësore. “Kriza në Shqipëri thellohet cdo ditë më shumë. Qëndrimet e padrinos janë një rrezik i madh jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e më gjerë. Është shndërruar në një avokat të pashembullt të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Ron Yeffet, Linda Karçanaj, Ermal Beqirit, Belinda Ballukut, i pabesë dhe i pakarakter. Pasi lau duart me ta , tani bën avokatin e tyre. Asnjeri nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël se në çdo veprim dhe çdo akt i Ermal Beqirit, Linda Karcanaj dhe Vlora Hysenit është urdhri i Edi Ramës. Janë ndarje e parave me Edi Ramën. Është menaxhimi i parave të Edi Ramës, kjo është e vërteta. Zërat po gumëzhijnë dhe ndaj ky kalon nga një dalje në një tjetër dhe përpiqet të shfajësojë aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar. Shefja e Shërbimit Inteligjent që ka dorëzuar sekrete të shtetit më të rëndësishme te kartele të drogës dhe ndërmjetësi i tyre, po të kemi parasysh se këto kartele janë shpallur organizata terroriste nga Presidenti i SHBA dhe kjo shkon në lartësinë e tradhtive më të mëdha. Dhe Edi Rama, u thotë shqiptarëve se aleatët e çojnë Vlorën…”, tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sali berisha