Lajme Zone
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në forcimin e sigurisë kombëtare
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në forcimin e sigurisë kombëtare

Arben Kingji shkruan se gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kingji shkruan se gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. LEXO edhe...Protestat/ Ambasada e SHBA mesazh përmes Report TV: Protestoni paqësisht, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar Kingji shprehet se në takim theksoi gjithashtu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive. “Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive”, ka shkruar mes të tjerash Kingji në rrjetet sociale. Share R.Xh/ReportTv.al arben kingji Eric Wendt Forcat e Armatosura ambasada e shba SHBA mbrojtje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.3% Disi 3.4% Vota total: 3066 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?