Lajme Zone
FOTO/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA takon ambasadorin amerikan, Eric Wendt: Bashkëpunim në forcimin e sigurisë kombëtare
TeknologjiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA takon ambasadorin amerikan, Eric Wendt: Bashkëpunim në forcimin e sigurisë kombëtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kingji përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Gjatë takimit, Kingji vlerësoi kontributin e partnerit strategjik amerikan, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai theksoi gjithashtu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me synim forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive. “Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt”, shkruan Kingji në reagimin e tij. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes përbëjnë një element të rëndësishëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, ndërsa modernizimi i kapaciteteve ushtarake dhe forcimi i sigurisë mbeten fusha të rëndësishme të bashkëpunimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb