Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin sanksionet e vendosura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke paralajmëruar se presioni ndaj këtij institucioni rrezikon pavarësinë dhe funksionimin e tij. Në një deklaratë në emër të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, theksoi se Gjykata duhet të jetë në gjendje të përmbushë mandatin e saj në mënyrë të pavarur, pa presione dhe ndërhyrje të jashtme. LEXO edhe...Non grata nga SHBA, ambasadori Wendt dhe 2 senatorë shmangin Berishën! Takim me Bylykbashin, Tabakun, Kason e deputetë të partive të vogla Kallas deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar vazhdimësinë dhe efektivitetin e punës së GJNP-së. “Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve të saj, stafit dhe personave që bashkëpunojnë me të, përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve, janë të papranueshme”, theksoi ajo. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së vlerësoi vendimin e Uashingtonit për të shtyrë hyrjen në fuqi të masave, duke e cilësuar këtë si një mundësi për dialog diplomatik dhe për arritjen e një zgjidhjeje. Sipas Kallas, synimi duhet të jetë heqja sa më e shpejtë e sanksioneve dhe shmangia e masave të tjera që mund të cenojnë pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kallas nënvizoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën, duke ndihmuar në mbrojtjen e institucionit, stafit të tij dhe personave që bashkëpunojnë me të. Xh.K/ReportTv.al Gjykata Penale Ndërkombëtare SHBA Kaja Kallas Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.6% Nuk e di 6.2% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

