Lajme Zone
Të tjeraReport TV

‘Malli për vendlindjen më ktheu në Kukës’, 31-vjeçari kthehet nga Anglia dhe investon në Grykën e Vanave: Bujtinë druri mes natyrës


Anglia për shumë vite ka qenë ëndrra e çdo të riu nga Kukësi. Kastriot Cubi pasi e provoi emigrimin vendosi të kthehet në vendlindje ku ka ngritur një bujtinë prej druri në Grykën e Vanave. Ai rrëfen për Report TV eksperiecën e re në agroturizëm, ku çdo ditë prej dhjetëra turistë të huaj.

Kastriot Cubi, 31 vjeç, nga fshati Bele i Kukësit, pas 5 vitesh emigrim në Angli ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje. Në “Grykën e Vanave”, Kastrioti ka ndërtuar një bujtinë familjare, e cila ka nisur të funksionojë prej 4 muajsh. Ndonëse është një investim i ri, bujtina ka nisur të tërheqë vizitorë, kryesisht te huaj qe që kërkojnë natyrën dhe ushqimin tradicional. LEXO edhe...Kukës/ IKMT zbulon 2 raste të prerjes së paligjshme të pemëve, shoqërohen në Polici autorët Kastrioti bashkëpunon me banorët e zonës, duke blerë prej tyre produkte bio që shërbehen në bujtinë. Jeta në emigrim nuk ishte e lehtë dhe se për të siguruar të ardhura duhej shumë punë. Për këtë arsye, sot beson se edhe në Shqipëri mund të jetohet me mire. Ndërsa për të rinjtë që synojnë emigrimin, ka një tjetër mesazh. Edhe pse është në hapat e parë dhe përballet me burokraci për zgjerimin e bujtinës, Kastriot Cubi thotë se kthimi në vendlindje ishte zgjedhja e duhur. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Kastriot Cub Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4277 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?