Lajme Zone
Gonxhja takohet me ministrin italian të Kulturës, prezantohet projekti i 'Fondazione Maxxi' për Galerinë e Arteve
KulturëReport TV

Gonxhja takohet me ministrin italian të Kulturës, prezantohet projekti i 'Fondazione Maxxi' për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja shprehet se takimi shënon një hap konkret në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin me MAXXI, të nënshkruar në Romë gjatë takimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë. LEXO edhe...Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës në Greqi, Gonxhja jep lajmin pas takimit me homologen greke: Janë siguruar fondet Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e arkivave dhe digjitalizimit, organizimin e ekspozitave të përbashkëta, programet e shkëmbimit, bashkëprodhimet audiovizuale dhe forcimin e rrjeteve muzeore. Postimi i plotë: Kënaqësi të mirëprisnim në Tiranë Ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, për prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve. Ky takim shënon një hap konkret në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin me MAXXI, të nënshkruar në Romë gjatë takimit mes qeverive shqiptare dhe italiane, dhe në forcimin e partneritetit mes institucioneve tona kulturore. Biseduam për bashkëpunimin në fushën e arkivave dhe digjitalizimit, organizimin e ekspozitave të përbashkëta, programet e shkëmbimit, bashkëprodhimet audiovizuale dhe forcimin e rrjeteve muzeor. Synimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për profesionistët e kulturës, të shkëmbejmë përvojën dhe ta bëjmë artin e trashëgiminë e dy vendeve më të aksesueshme për publikun. Shqipërinë dhe Italinë i lidh një miqësi e hershme, që pasurohet përmes njohjes së ndërsjellë dhe krijimtarisë. Me këtë frymë mikpritjeje dhe besimi, po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë përmes projekteve konkrete dhe lidhjeve më të ngushta mes njerëzve dhe institucioneve. Xh.K/ReportTv.al Alessandro Giuli Blendi Gonxhja ministria e kultures Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.6% Nuk e di 6.1% Vota total: 4344 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?