Lajme Zone
Një vit pas vdekjes, publikohet kënga e re e Shpat Kasapit! Bashkëshortja bën dedikimin e ndjerë: Për muaj e mbajta për vete, s’isha gati ta ndaja me botën
KulturëReport TV

Një vit pas vdekjes, publikohet kënga e re e Shpat Kasapit! Bashkëshortja bën dedikimin e ndjerë: Për muaj e mbajta për vete, s’isha gati ta ndaja me botën

Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, është publikuar projekti muzikor “A je rahat pa mu”. Ka qenë bashkëshortja e tij Selvije Jao ku përmes një postimi të ndjerë në Instagram

Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, është publikuar projekti muzikor “A je rahat pa mu”. Ka qenë bashkëshortja e tij Selvije Jao ku përmes një postimi të ndjerë në Instagram. Përmes një rrëfimi në Instagram, Selvija ka zbuluar se historia e kësaj kënge kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, eksperiencë që ai nuk arriti ta jetonte. LEXO edhe...'Gjithë ditën kam pritur që të vish', Selvija feston ditëlindjen e parë pa Shpat Kasapin, dedikimi në rrjet emocionon ndjekësit Sipas saj, këngëtari i kishte dërguar katër versione demo, duke i kërkuar të zgjidhte të preferuarin. Selvija kishte zgjedhur pikërisht këngën që sot është publikuar, ndërsa plani fillestar ishte që projekti të publikohej gjatë qëndrimit të Shpatit në shtëpinë e famshme. Selvija e ka përshkruar publikimin si një amanet të Shpatit, përmes së cilit dëshiron që zëri i tij të vazhdojë të jetojë dhe të mos harrohet kurrë. “Para se Shpati të hynte në Big Brother Albania, më dha të ndëgjoj katër demo dhe më kërkoi të zgjidhja atë që më pëlqente më shumë. Unë zgjodha pikërisht këtë këngë. E kishim planifikuar ta publikonim ndërsa ai do të ishte brenda Big Brother-it, por Zoti kishte plane të tjera. Rreth muajit mars ose prill kur unë e kisha haruar, kënga më erdhi e përfunduar nga producenti i Shpatit, Një falënderim i veçantë për Artirec , që ma dorëzoi këngën pa asnjë interes, nga zemra, dhe që i qëndroi Shpatit gjithmonë në krah. Mirënjohëse për ty dhe për gjithçka që ke bërë për të. Falënderim edhe për Imperialb_sadiku për punën dhe përkushtimin. Për muaj të tërë e mbajta këtë këngë për vete, sepse nuk isha gati ta ndaja me botën. Sot, titulli “A je rahat pa mu” më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër… Sikur sot të kishte një kuptim që atëherë nuk mund ta imagjinonim. Po e ndaj me ju si një amanet të Shpatit, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë dhe të mos harrohet kurrë. Disa këngë, me kalimin e kohës, nuk dëgjohen më njësoj. Disa bëhen kujtime që jetojnë përgjithmonë”, shkruan ajo. Foto: Postimi i Selvie Jaos Xh.K/ReportTv.al selvije jao shpat kasapi Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.7% Nuk e di 6% Vota total: 4439 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?