Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati, zhvilloi një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të ministrisë maqedonase në takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore si faktorë të zhvillimit ekonomik dhe afrimit të qytetarëve. LEXO edhe...Korridori VIII, Hoxha nga Sofja: Shqipëria ka hyrë në fazën e zbatimit! Ta kthejmë vizionin në realitet Ministri Ferati prezantoi përpjekjet e ministrisë për krijimin e një klime të re midis komuniteteve etnike dhe luftimin e stereotipave që dëmtojnë marrëdhëniet mes tyre. Ministri Hoxha shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe theksoi nevojën për koordinimin e përpjekjeve për Korridorin e Tetë, pjesa rrugore e të cilit në Shqipëri pritet të përfjë në vitin 2029, ndërsa ajo hekurudhore në vitin 2032. Lehtësimet shtesë kufitare u vlerësuan si të rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe mirëqenies së qytetarëve. Në njoftim theksohet se “të dy ministrat theksuan rëndësinë e partneritetit në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, përmes iniciativave konkrete që lehtësojnë lëvizjen dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillim e prosperitet të përbashkët”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aleatë në familjen euroatlantike dhe ndajnë synimin e përbashkët për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Përshpejtimi i këtij procesi pritet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në rritjen e mirëqenies sociale. Vëmendje e veçantë iu kushtua kohezionit social. Ministri Ferati theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes organizatave të shoqërisë civile në të dy vendet, krahas bashkëpunimit ndërinstitucional. Në përfundim, të dy ministrat riafirmuan vullnetin për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri dhe për ta shndërruar bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët e të dy vendeve. Xh.K/ReportTv.al ministria e jashtme Ferit Hoxha Agon Ferati Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.2% Jo 33.8% Nuk e di 6% Vota total: 4529 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

