Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Pas 46 bashkive, 7 rajone?
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Eduard Zaloshnja: Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Në nëntor, kur Presidenti i Republikës të shpallë zgjedhjet bashkiake sipas detyrimit kushtetues, ato do të zhvillohen sipas hartës së re me 46 bashki, që miratoi së fundmi Kuvendi i Shqipërisë.

PS-ja propozoi që Shqipëria të ketë 46 bashki, nga 61 që ishin deri më sot. PD-ja propozoi që të jenë 100 bashki rrumbullak (mesatarisht 1 për çdo 280 kilometra katrorë, në një vend ku rreth 80% e sipërfaqes është kodrinore-malore, fare rrallë e banuar). Në nëntor, kur Presidenti i Republikës të shpallë zgjedhjet bashkiake sipas detyrimit kushtetues, ato do të zhvillohen sipas hartës së re me 46 bashki, që miratoi së fundmi Kuvendi i Shqipërisë. LEXO edhe...SHBA e shmang, Berisha-ambasadorit Wendt: Mos e vizitoni SPAK, është armik i pluralizmit! SHISH? Rama përgjoi opozitën dhe rivalët në PS (VIDEO) Dhe pas zgjedhjeve bashkiake, do të fillojë procesi i vështirë i përcaktimit të rajoneve dhe i funksioneve të tyre. Dhe aty duhet të mbahet mirë parasysh kriteri gjeografik dhe ekonomik! Teksa bashkitë aktuale janë pothuajse ndërmarrje komunale, rajonet mund të luajnë një rol të rëndësishëm zhvëllimor. Me buxhete dhe burime njerzore të mjaftueshme, ato mund të bëhen motorë të zhvillimit ekonomik. Dhe për ndarjen e rajoneve, kriteri kryesor duhet të jetë gjeografik, për vetë relievin e thyer të Shqipërisë, si dhe ai ekonomik. Kështu nga Miloti deri në Vermosh, vlen të krijohet Rajoni Veriperëndimor, me qendër Shkodrën. Nga Rubiku deri në Morinë, vlen të krijohet Rajoni Verilindor, me qendër Kukësin. Nga Tuneli i Murrizit deri në Kalanë e Dodës, vlen të krijohet Rajoni Lindor, me qendër Peshkopinë. Nga Rrogozhina deri në Kapshticë, vlen të krijohet Rajoni Juglindor, me qendër Pogradecin. Në krahun tjetër, nga Rrogozhina deri në Qafë-Botë, vlen të krijohet Rajoni Jugperëndimor, me qendër Vlorën. Nga Ballshi deri në Kakavijë, vlen të krijohet Rajoni Jugqendror, me qendër Gjirokastrën. Rajoni Qendror, më i rëndësishmi, kuptohet që duhet të ketë Tiranën në mes. Dhe ai mund të përfshijë territorin që kufizohet nga Miloti në veri, Rrogozhina në jug, Mali me Gropa në lindje, dhe Deti Adriatik në perëndim. Që vlera gjeografike e rajoneve të mësipërme të përkthehet në zhvillim ekonomik për banorët e tyre, duhet që drejtuesit të zgjidhen drejtpërdrejt nga banorët, dhe që rajonet të kenë buxhete relativisht të pavarura nga buxheti qendror. Sikur ndarja e rajoneve të realizohet deri në zgjedhjet e 2029-ës, mund të kemi njëkohësisht edhe zgjedhje parlamentare, edhe rajonale. Ka gjithmonë një herë të parë… SHËNIM: Në qoftë se krijohen 7 rajonet si më sipër, qarqet thjesht duhet të suprimohen. Xh.K/ReportTv.al reforma territoriale Eduard Zaloshnja Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.6% Nuk e di 6.1% Vota total: 4344 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?