Lajme Zone
Propozimi/ Emergjencat do t’i bëjnë vetë tenderët! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me kompetenca për rindërtimin e infrastrukturës kritike
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Propozimi/ Emergjencat do t’i bëjnë vetë tenderët! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me kompetenca për rindërtimin e infrastrukturës kritike

Administrimi i numrit të emergjencave 112 nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, zgjerimi i kompetencave të saj për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe organizimi i tenderëve janë ndër ndryshimet kryesore të propozuara në ligjin “Për mbrojtjen civile”. Për herë të parë AKMC do të shërbejë si organ qendror blerës.

Qeveria propozon zgjerimin e kompetencave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila parashikohet për herë të parë që të kryejë tenderë dhe të mund të lidhë marrëveshje me operatorë ekonomikë për rehabilitimin dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore. Një kompetencë të tillë më parë e kishin Ministritë e Linjës, ndërsa AKMC kishte kryesisht një rol koordinues, teknik dhe monitorues. Agjencia parashikohet të shërbejë si organ qendror blerës për institucionet e përfshira në ligj, duke marrë kështu kompetenca për rindërtimin e infrastrukturës kritike të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore si hartimin e standardeve për mjetet, pajisjet dhe kapacitetet logjistike të strukturave operacionale. LEXO edhe...39-vjetori i krijimit të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Nufi: Është shtylla kurrizore në çdo fatkeqësi natyrore (VIDEO) Relacioni e argumenton këtë ndryshim me përdorimin aktual të pajisjeve që nuk kanë standarde të njëjta teknike dhe operacionale. Sipas tij, kjo ul efektivitetin e ndërhyrjeve dhe mund të rrisë dëmet dhe kostot e përballimit të fatkeqësive. Ligji ekzistues parashikon qendra të mbrojtjes civile me seli në çdo qark. Projektligji e ndryshon këtë organizim, duke parashikuar Qendra Rajonale të Mbrojtjes Civile si degë territoriale të saj. Po ashtu, projektligji u njeh bashkive “rol dhe përgjegjësi parësore” në zvogëlimin e riskut dhe realizimin e mbrojtjes civile në territorin e tyre. Bashkitë do të verifikojnë gjithashtu planet e brendshme të emergjencave të subjekteve private dhe do të certifikojnë përputhshmërinë e tyre me planin vendor. Një nga ndryshimet më të drejtpërdrejta është përcaktimi në ligj i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si institucioni përgjegjës për funksionimin dhe administrimin e sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112, i cili aktualisht menaxhohet nga Policia e Shtetit. Ky sistem parashikohet të sigurojë komunikimin, paralajmërimin e hershëm, njoftimin, alarmin dhe koordinimin e ndërhyrjeve në aksidente, incidente dhe situata emergjente në të gjithë territorin. Relacioni paraqet një përllogaritje prej 14 milionë eurosh për implementimin e sistemit. Kjo përfshin programe dhe rrjete informatike, pajisje, trajnime, përshtatje të mjediseve dhe infrastrukturë rezervë për vazhdimësinë e funksionimit. Xh.K/ReportTv.al Emergjencat Civile Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.5% Nuk e di 6.2% Vota total: 4277 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?