Lajme Zone
SHBA presion aleatëve të Iranit: Ndaloni bashkëpunimin! Teherani kërcënon Bullgarinë: Po ndihmuat amerikanët, do t'ju godasim!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA presion aleatëve të Iranit: Ndaloni bashkëpunimin! Teherani kërcënon Bullgarinë: Po ndihmuat amerikanët, do t'ju godasim!

Uashingtoni kërkon ta ulë Iranin në bisedime duke rritur presionin ekonomik. Sekretari i Thesarit thotë se SHBA synon të godasë burimet financiare të Teheranit dhe kompanitë që vazhdojnë të bashkëpunojnë me të. Irani, ndërkohë, ka kërcënuar Bullgarinë se çdo ndihmë ndaj SHBA-së në një sulm të mundshëm do të konsiderohet akt agresioni.

SHBA po përgatitet të rrisë ndjeshëm presionin ekonomik ndaj Iranit. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se Uashingtoni po hyn në “fazën e fundit të lojës” dhe se një “D Day ekonomike” ndaj Teheranit është pranë. LEXO edhe...Maradona shënoi golin e 'Dorës së Zotit' në vitin 1986, topi i famshëm shitet në ankand për 3.35 milionë dollarë Bessent tha se objektivi është ndërprerja e burimeve financiare të Iranit dhe goditja e vendeve e kompanive që vazhdojnë të blejnë naftën iraniane, lehtësojnë transportin e saj apo kryejnë transaksione me bankat iraniane. Ai paralajmëroi për “pasoja” ndaj atyre që vijojnë bashkëpunimin me Teheranin. Presidenti Donald Trump ka bërë paralajmërime të ngjashme, duke deklaruar se vendet që vazhdojnë biznesin me Iranin do të përballen me pasoja të rënda ekonomike. Uashingtoni synon që presioni ta detyrojë Teheranin të rikthehet në negociata. Ndërkohë, Irani ka ashpërsuar paralajmërimet ndaj vendeve që mund të ndihmojnë SHBA-në. Ministria e jashtme paralajmëroi Bullgarinë se përdorimi i territorit apo infrastrukturës së saj në një sulm ndaj Iranit do të konsiderohej “akt agresioni”. Teherani ka kundërshtuar gjithashtu raportimet për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke i cilësuar ato si pjesë të “luftës së propagandës”. Në këtë klimë tensioni, ministri i Jashtëm i Omanit, Al-Busaidi, pritet të vizitojë Teheranin për bisedime me homologun iranian, Abbas Araghchi. Në fokus pritet të jenë zhvillimet rajonale dhe situata në Ngushticën e Hormuzit. U.D/ReportTv.al teheran bullgari donald trump scott bessent SHBA lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.1% Keq 30.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 1218 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?