Lajme Zone
Gjetja e mbetjeve kockore të 23 personave në varret masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
BotëTop Channel

Gjetja e mbetjeve kockore të 23 personave në varret masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Ka nisur procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për mbetje që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave.

Ka nisur procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për mbetje që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet kosovare, të cilat kanë konfirmuar se pas përfundimit të gërmimeve dhe zhvarrosjes, tashmë ka nisur faza e ekzaminimit dhe identifikimit të mbetjeve.

Mostrat e marra nga mbetjet mortore po analizohen përmes ADN-së, ndërsa procesi po zhvillohet në kuadër të procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e identitetit të viktimave. Mbetjet u gjetën në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritetet, në një varr masiv në Kalludër janë gjetur mbetje që dyshohet se u përkasin 13 personave, në Jabukë katër persona, ndërsa në një tjetër lokacion në Kalludër janë zbuluar mbetje të gjashtë personave.

Në total, bëhet fjalë për 23 persona. Autoritetet kanë paralajmëruar se identifikimi përfundimtar mund të kërkojë kohë, pasi rezultatet e analizave të ADN-së duhet të përputhen me të dhënat dhe mostrat e familjarëve të personave të zhdukur.

Procesi pritet të japë përgjigje më të sakta për identitetin e mbetjeve dhe t’u mundësojë familjeve të viktimave marrjen e një informacioni përfundimtar pas dekadash pasigurie. Top Channel