Numri i të huajve që jetojnë me leje të rregullt në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në fund të vitit në vend ishin 32.163 shtetas të huaj me leje qëndrimi, 46,6% më shumë krahasuar me vitin 2024. Punësimi mbetet arsyeja kryesore pse të huajt zgjedhin të jetojnë në Shqipëri. Sipas statistikave, 55,1% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për arsye punësimi. Bashkimi familjar përbën 19,8% të lejeve, ndërsa 14,1% janë dhënë për arsye të tjera, 7,9% për qëllime humanitare dhe 3,1% për studime. LEXO edhe...Gjashtë vende të BE kërkojnë vendosjen e një takse mbi kompanitë e naftës: Kanë rritur ndjeshëm fitimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme Evropa vijon të ketë numrin më të madh të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Në fund të vitit 2025 ishin 17.022 shtetas europianë, ose 52,9% e totalit, me një rritje prej 18,5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rritjen më të fortë e ka shënuar Azia. Numri i shtetasve aziatikë me leje qëndrimi arriti në 9.891 persona, ose 117,6% më shumë se në vitin 2024. Edhe numri i shtetasve nga Amerika, Afrika dhe Oqeania u rrit me 73,4%, duke arritur në 5.250 persona. Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se 65% e të huajve me leje qëndrimi janë meshkuj, ndërsa 35% janë femra. Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-39 vjeç, e cila përbën 24,5% të totalit. Edhe kërkesat për leje qëndrimi kanë vijuar të rriten. Gjatë vitit 2025, numri i aplikimeve u shtua me 43,5% krahasuar me vitin 2024. Shtetasit nga India dhe Filipinet përbënin 26,6% të të gjitha aplikimeve për leje qëndrimi. Sipas vendit të origjinës, Kosova dhe Italia mbeten dy shtetet me numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit nga Kosova përbëjnë 19,5% të totalit, të ndjekur nga Italia me 12,6%, India me 9% dhe Filipinet me 7,5%. Megjithatë, rritja më e madhe gjatë vitit është regjistruar te shtetasit nga Filipinet dhe India. Numri i filipinasve me leje qëndrimi është rritur me 136,1%, ndërsa ai i shtetasve indianë me 87,6% krahasuar me vitin 2024. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2025 u identifikuan 1.926 të huaj të parregullt, nga 1.540 që ishin evidentuar një vit më parë. U.D/ReportTv.al Instat BE leje qendrimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.1% Keq 30.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 1218 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

