EkonomiShqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një rritje të fortë të numrit të të huajve që jetojnë ligjërisht në vend, ku punësimi është tashmë arsyeja kryesore e qëndrimit, ndërsa India dhe Filipinet po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në flukset e reja. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024. Vetëm një vit më parë numri i tyre ishte rreth 21,9 mijë, çka do të thotë se brenda një viti stoku i të huajve me leje qëndrimi është shtuar me mbi 10 mijë persona.