Lajme Zone
SHBA planifikon revokim masiv të vizave për azilkërkuesit, preken 20 mijë persona
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA planifikon revokim masiv të vizave për azilkërkuesit, preken 20 mijë persona

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi kanë hyrë në SHBA me viza turistike ose biznesi. Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së. Çfarë tha Departamenti i Shtetit për revokimin e vizave?

Departamenti i Shtetit pritet t’i njoftojë revokimet në javët e ardhshme. Fjala është për të ashtuquajturat viza B1 dhe B2 të lëshuara gjatë periudhës 2016–2026 për persona që kanë kërkuar ose po kërkojnë aktualisht azil. Këto viza lëshohen përgjithësisht për udhëtime pune, turizëm, vizita familjare ose trajtim mjekësor.

“Ne po bashkëpunojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) për të identifikuar dhe revokuar vizat e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara duke deklaruar se janë vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë paraqitur kërkesë për azil për të qëndruar këtu në mënyrë të përhershme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, duke iu referuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ai nuk pranoi të jepte një numër të saktë, duke thënë se numri “mbetet dinamik dhe mund të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme”. Jo domosdoshmërisht dëbim

Zyrtarët thanë se revokimi i vizave nuk do të çonte domosdoshmërisht në dëbim të menjëhershëm. Sipas zyrtarëve që folën për Associated Press në kushte anonimiteti, shumica e personave me kërkesa për azil ende në shqyrtim do të rikategorizohen dhe do të humbasin statusin e tyre si udhëtarë për qëllime biznesi ose turizmi.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, e kritikoi përdorimin e vizave turistike dhe atyre të biznesit si një rrugë për paraqitjen e kërkesave për azil.

“Njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën janë ngopur me kërkesat e rreme për azil”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X, duke shtuar: “Azili nuk është menduar të jetë një rrugë anësore për të shmangur ligjin e imigracionit.”

Aplikantëve për vizat B1 dhe B2 aktualisht u kërkohet të deklarojnë se nuk do të kërkojnë azil dhe të dëshmojnë se kanë ndërmend të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mbetet e paqartë se sa nga mbajtësit aktualë të vizave kanë paraqitur realisht kërkesë për azil./DW © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb