Lajme Zone
“Rruga drejt BE kalon përmes mbrojtjes mjedisore”/ Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
PolitikëBalkanWeb

“Rruga drejt BE kalon përmes mbrojtjes mjedisore”/ Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) i janë bashkuar qëndrimit të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke kërkuar nga qeveria shqiptare rishikimin dhe shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) i janë bashkuar qëndrimit të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke kërkuar nga qeveria shqiptare rishikimin dhe shfuqizimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Në një deklaratë, PDE/EDP thekson se Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me standardet e Bashkimit Evropian, veçanërisht sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe sundimit të ligjit. “Komisionerja e BE-së, Marta Kos, e ka thënë qartë: ‘Mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE’”, deklarojnë Demokratët Evropianë. Sipas tyre, Shqipëria duhet të adresojë edhe Ligjin për Investimet Strategjike, me qëllim përmbushjen e kërkesave për mbylljen e Kapitullit 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike. “Evropa po e dëgjon shoqërinë civile shqiptare”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duhet të mbështetet në mbrojtje të fortë të mjedisit, sundim të ligjit dhe garantimin e interesit publik në mënyrë të barabartë për të gjithë. Deklarata vjen pas qëndrimit të Komisioneres Marta Kos, e cila ka kërkuar nga autoritetet shqiptare hapa konkretë për harmonizimin e kuadrit ligjor me standardet evropiane në fushën e mjedisit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb