Florida është bërë shteti i parë amerikan në gati gjashtë dekada që kreu dy ekzekutime brenda një dite të vetme (të martën), ku i fundit ishte një burrë 80-vjeçar, i cili ishte i burgosuri i dytë më i moshuar që ka marrë një injeksion vdekjeprurës në historinë moderne të SHBA-ve. Disa orë më herët, shteti ekzekutoi një ish-oficer policie të dënuar për vrasjen e një vajze të re. LEXO edhe...Momenti viral në funeral/ Trump i ofroi karamele, JD Vance refuzon! Presidenti i ndan me Scott Bessent (VIDEO) Guvernatori republikan Ron DeSantis e ka bërë dhomën e ekzekutimeve të Floridës më të ngarkuarën në vend, në fund të mandatit të tij të fundit, duke thënë se shumë familje kanë pritur shumë gjatë për të parë drejtësinë të vihet në vend. Injeksionet vdekjeprurëse, të kryera me disa orë diferencë nga njëra-tjetra, ishin ekzekutimet e para pothuajse të njëpasnjëshme që nga koha kur Arkansasi ekzekutoi dy burra me tri orë diferencë në vitin 2017. Në mbarë vendin, përdorimi i dënimit me vdekje kishte qenë në rënie për dy dekada, por numri i ekzekutimeve është rritur sërish. Dominick Anthony Occhicone, 80-vjeçari, u shpall i vdekur në orën 18:13 në burgun shtetëror të Floridës pranë Starke, pas administrimit të një injeksioni me tre barna. Ekzekutimi i tij u krye pothuajse pesë orë pasi ish-oficeri i policisë James Aren Duckett, 68 vjeç, mori dozën vdekjeprurëse në të njëjtën dhomë ekzekutimi. Pas ekzekutimit, të afërmit e vajzës folën për dekada të tëra vuajtjesh. “Prita pothuajse 40 vjet që ta shihja të vdekur”, tha nëna e viktimës, Dorthy Tula, përpara se të shpërthente në lot. “Ky njeri përfitoi nga uniforma dhe autoriteti i tij si oficer policie”, tha Tracy Mcfall-Buskirk, kushërira e vajzës. Florida kryeson listën me 12 ekzekutime deri tani në vitin 2026, më shumë se të gjitha shtetet e tjera së bashku. P.J/ReportTv.al James Aren Duckett Florida denim me vdekje SHBA Dominick Anthony Occhicone Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 7813 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

