Lajme Zone
Rikthehet 'Porto Palermo Festival', kryevepra 'Demos' në teatrin e Korçës! Maratona e Këngës ndalet në Kolonjë
KulturëReport TV

Rikthehet 'Porto Palermo Festival', kryevepra 'Demos' në teatrin e Korçës! Maratona e Këngës ndalet në Kolonjë

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “DEMOS”, KRYEVEPRA E ARISTOFANIT NË TEATRIN E KORÇËS LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Koncert nga Ylli Baka në Tepelenë! Ekspozita ‘Qyteti i Dehur’ në Pogradec “Demos”, një kryevepër e Aristofanit vjen në një interpretim bashkëkohor, me regji nga Altin Basha, mbrëmjen e nesërme në orën 19:00, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. 2. KTHEHET “PORTO PALERMO FESTIVAL”, ÇELET NESËR EDICIONI VI Festivali i Porto Palermos vjen në edicionin e tij të gjashtë nga 30 korriku deri më 16 gusht. Në 30 korrik interpreton Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërkohë që në netët në vijim do të interpretojnë artistë nga zhanre e kultura të ndryshme. 3. “HARTË MEMECE PËR TË MBYTURIT”, PERFORMANCË NË DURRËS “Hartë memece për të mbyturit” nga Arian Leka në Durrës është performanca teatrore e instalativem që do të vijë nesër në orën 20:00 në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Me regji nga Driada Dervishi, me veprën poetike “Hartë Memece për të Mbyturit”, përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë të botës, në 35-vjetorin e eksodit shqiptar risillen në kujtesë ata që deti i mbuloi me heshtje, por jo me harresë. 4. FESTIVALI FOLKLORIK “JEHONA E TRADITËS” NË POGRADEC Festivali Folklorik “Jehona e traditës” vjen në edicionin e tij të parë në Pogradec, mbrëmjen e nesërme në orën 20:00. Në skenën e Odeonit do të ngjiten këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë folklorikë të rrethit të Pogradecit, për të sjellë tingujt, ritmet dhe ngjyrat e traditës. 5. MARATONA E KËNGËS 2026 NË KOLONJË, FRESKI VERORE Emra të njohur të muzikës shqiptare vijnë në Kolonjë sonte në orën 20:30 në Maratonën “Festa e Këngës”,. për një natë plot ritëm, emocione dhe atmosferë të paharrueshme 6. KONCERT NGA YLLI BAKA NË SHESHIN “LORD BAJRON” NË TEPELENË Ylli Baka do të vijë mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me një koncert live në sheshin “Lord Bajron” në Tepelenë. Bashkë me Bakën do të interpretojnë edhe Toni dhe Marko Baka. 7. KONCERTET E VERËS, RITME E MUZIKË NË BULGAREC TË KORÇËS Sonte në orën 19:00 në Bulgarec të Korçës do të mbahet një koncert me artistët Alban Polovishti, Adriatik Bejko, Gani Çibuku, Mario Brego dhe Remo Torra. 8. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR” Roskoveci vijon festimet tradicionale deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit. P.J/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 8217 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?