Lajme Zone
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot! Garda Revolucionare kërcënon aleatët e Uashingtonit
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot! Garda Revolucionare kërcënon aleatët e Uashingtonit

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, drejtuesit ushtarakë paralajmëruan se një valë e re sulmesh mund të pakësonte në mënyrë të rrezikshme rezervat amerikane të raketave Patriot dhe municioneve të mbrojtjes ajrore në rajon.

Për herë të parë pas 13 ditësh bombardimesh të pandërprera, Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit. Pauza, e cila vazhdon prej dy netësh, ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni po përpiqet të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Sipas New York Times, presidenti Donald Trump ka lënë mënjanë, të paktën për momentin, planet për një ofensivë më të gjerë ushtarake. Gazeta amerikane, duke cituar burime të informuara, shkruan se gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, drejtuesit ushtarakë paralajmëruan se një valë e re sulmesh mund të pakësonte në mënyrë të rrezikshme rezervat amerikane të raketave Patriot dhe municioneve të mbrojtjes ajrore në rajon. LEXO edhe...Sulm ajror ndaj një porti në Jemen! Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Sipas CNN, edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, kanë shprehur rezerva për një ofensivë të re. Ata kanë paralajmëruar se konflikti mund të zgjerohej në gjithë rajonin dhe se SHBA rrezikon të konsumojë një pjesë të madhe të kapaciteteve të saj ushtarake. Nuk është ende e qartë nëse këto shqetësime bindën Trump të ndalonte përkohësisht sulmet dhe sa do të zgjasë kjo pauzë. Nga ana tjetër, Teherani nuk e sheh situatën si të qetë. Ushtria iraniane ka paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet nëse SHBA dëgjon kërkesat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të vazhduar bombardimet. Sipas zëdhënësit të ushtrisë iraniane, çdo sulm i ri ajror mund ta përhapë konfliktin përtej kufijve aktualë. Edhe Garda Revolucionare iraniane ka ashpërsuar tonet. Ajo ka paralajmëruar se çdo shtet që mbështet ushtarakisht SHBA-në, përfshirë Britaninë e Madhe apo vende të Gjirit Persik, mund të konsiderohet objektiv legjitim. Po ashtu, Irani pretendon se gjatë javëve të fundit ka vrarë mbi 200 ushtarë amerikanë dhe ka shkatërruar 11 avionë dhe helikopterë ushtarakë amerikanë, pretendime që nuk janë konfirmuar nga SHBA. Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se bllokada detare ndaj Iranit mbetet në fuqi. Sipas saj, deri më 25 korrik janë devijuar 12 anije tregtare që tentonin të kalonin bllokadën, dy janë nxjerrë jashtë funksionit pasi nuk iu bindën urdhrave dhe dy të tjera janë kontrolluar nga forcat amerikane. Në të njëjtën kohë, Irani ka bërë të ditur se nuk ka ndryshime në rregullat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, megjithëse bisedimet me Omanin për sigurinë detare vazhdojnë. Hormuzi mbetet një nga pikat më të ndjeshme të krizës, pasi përmes tij kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të naftës. Përveç përballjes SHBA-Iran, tensionet vazhdojnë edhe në territoret palestineze. Agjencia palestineze Wafa raportoi se kolonë izraelitë i vunë flakën një xhamie në ndërtim dhe një banese pranë Nablusit, ndërsa në mure u shkruan slogane kundër arabëve. Pavarësisht pauzës së përkohshme në bombardimet amerikane, shenjat tregojnë se konflikti është larg përfundimit. Uashingtoni vazhdon të lërë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, por paralajmëron se do të reagojë nëse Irani ndërmerr veprime të reja në Ngushticën e Hormuzit ose kundër aleatëve amerikanë. Nga ana tjetër, Teherani këmbëngul se çdo sulm i ri mund ta zgjerojë luftën në të gjithë rajonin, duke mbajtur Lindjen e Mesme në një gjendje tensioni të lartë. U.D/ReportTv.al donald trump lufta në Iran Garda revolucionare Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3165 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?