Lajme Zone
Pogradeci mirëpret Maratonën “Enkelana”, mbi 550 vrapues nga 30 vende të botës në garë, shpallen fituesit e edicionit të katërt
SportReport TV

Pogradeci mirëpret Maratonën “Enkelana”, mbi 550 vrapues nga 30 vende të botës në garë, shpallen fituesit e edicionit të katërt

Gara e 21 kilometrave u fitua nga kosovari Tirron Mamusha, ndërsa te femrat vendin e parë e zuri Gresa Bakraçi.

Mbi 550 vrapues nga më shumë se 30 vende të botës u bënë pjesë e edicionit të katërt të Maratonës Ndërkombëtare të Vrapimit “Enkelana”, e zhvilluar në qytetin e Pogradecit. Atletët garuan në dy disiplina, 21 kilometra dhe 11.5 kilometra, përgjatë itinerarit panoramik buzë Liqenit të Ohrit, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të sportistëve nga vende të ndryshme të botës. “Bënë një super garë. E shohim në fytyrën e tyre. Gjithccka po shkon bukur. Janë thyer rekorde. Jemi të sigurtë se për pak kohë këtu do vijnë vrapues elitarë nga e gjithë bota. Kjo garë është e certifikuar dhe regjistruar në kalendarin botëror të maratonave. Kjo traditë do vazhdojë në Pogradec. Edhe për pesë vjet e kemi të konfirmuar që do të bëhet” tha organizatori Leonard Peço LEXO edhe...Sot maratona e vrapit, aksi ‘Lin-Pogradec’ do të bllokohet nga ora 18:30-22:00! Qytetarët apelohen të përdorin Qukës-Qafë Plloçë Gara e 21 kilometrave u fitua nga kosovari Tirron Mamusha, ndërsa te femrat vendin e parë e zuri Gresa Bakraçi. Të dy sportistët e vlerësuan organizimin dhe atmosferën e krijuar gjatë këtij eventi ndërkombëtar. “Gara ka qenë fantazi. Sivjet ka mbajtë moti shumë mirë. Kushtet kanë qenë shumë të mira për të vrapuar. Rekordin personal e thyeva” tha Tirron Mamusha Në kategorinë e 11.5 kilometrave, i pari që kaloi vijën e finishit ishte Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa te femrat triumfoi shqiptarja Kristina Pura. Pas garës, fituesit ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre për pjesëmarrjen në maratonën e Pogradecit. “Energji pozitive, atmosferë e këndshme, ishte një eveniment i mrekullueshëm. Përgëzoj organizatorin dhe Bashkinë. Rivaliteti ishte i egër por më në fund ia dolëm. Ishte një atmosferë mjaft e bukur. Sivjet është hera e parë që marr pjesë por për grupin është hera e pestë që merr pjesë” tha Abazi “Për mua është hera e dytë që marr pjesë dhe u ndieva shumë mirë. Sivjet ishte kohë e freskët. Jam më mirë se vjet sepse jam stërvitur. Jam me ekipin e Tiranës dhe dolëm shumë mirë” tha Pura Përveç garës sportive, organizatorët dhanë edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e këtij eventi, duke bërë të ditur se Maratona “Enkelana” do të vijojë të zhvillohet në Pogradec edhe për pesë vitet e ardhshme. Synimi është që qyteti të konsolidohet si një nga destinacionet më të rëndësishme të atletikës dhe sportit në rajon. U.D/ReportTv.al pogradec vrap enkelana Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.2% Nuk e di 7.2% Vota total: 3250 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?