Lajme Zone
SHBA mbështet projektin e Skavicës/ Ambasada: Projekt strategjik për sigurinë energjetike në rajon
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA mbështet projektin e Skavicës/ Ambasada: Projekt strategjik për sigurinë energjetike në rajon

Shtetet e Bashkuara të amerikës do të investojnë në dy projekte të rëndësishme në Shqipëri duke e transformuar në një vend strategjik për energjinë në rajon. Ambasada Amerikane në Shqipëri thekson se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin është një projekt strategjik për sigurinë energjitike në Shqipëri dhe rajon.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Skavica do të ofrojë furnizim të qëndrueshëm me energji për shqiptarët, një rrugë të qartë për investime të sigurta, si dhe mundësi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë” thuhet në postim.

Ministri i Infrastrukturës Enea Kaarakaçi sqaroi se Marrëveshja e parë lidhet me gazsjellësin që ndërlidh shtetin, kroat, të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe marrëveshja e dytë lidhej me vijimin e projektit të Skavicës me kompaninë amerikane Becthel. Hidrocentrali i Skavicës është një projekt kyç për zhvillimin e sistemit elektro-energjetik dhe për forcimin e ekonomisë shqiptare. Ky projekt do të ndihmojë në mbulimin e nevojave të energjisë në Shqipëri dhe, gjithashtu, do të krijojë mundësi për eksportimin e energjisë së rinovueshme.

HEC Skavica do të ndërtohet në rrjedhën e sipërme të Kaskadës së lumit Drin, e cila administrohet dhe shfrytëzohet nga KESH sh.a. Projekti ka për qëllim të rrisë prodhimin e energjisë, të zvogëlojë rrezikun e përmbytjeve dhe të përmirësojë performancën e të gjithë sistemit të kaskadës, duke luajtur një rol të rëndësishëm si digë kontrolluese./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet ambasadaamerikaneskavica