Përplasja diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit është thelluar edhe më tej, pasi Uashingtoni i ka hequr vizën ambasadores braziliane në SHBA, Maria Luiza Ribeiro Viotti. Vendimi vjen pasi Brazili nuk ka dhënë ende miratimin zyrtar për kandidatin e Presidentit Donald Trump për ambasador në Brasilia dhe muajin e kaluar refuzoi vizat për dy diplomatë amerikanë. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili tha se bëhet fjalë për një masë reciproke. Sipas tij, ambasadorja nuk është dëbuar nga SHBA, por i është anuluar viza. LEXO edhe...VIDEO/ Tragjedi në Brazil, futbollisti i Sao Paulos përplas për vdekje një të moshuar! Nën hetim për garë të paligjshme me makina "Veprimi ishte anulimi i vizës së një diplomateje të lartë. Kjo nuk do të thotë se ajo po dëbohet nga vendi", tha zyrtari, duke shtuar se viza do t'i rikthehet sapo të zgjidhet ngërçi diplomatik dhe Brazili të japë miratimin për ambasadorin e ri amerikan. Prej javësh, qeveria braziliane ka mbajtur pezull miratimin për Daniel Perez, deputet në shtetin e Floridës dhe aleat i ngushtë i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Trump e emëroi atë kandidat për ambasador më 1 qershor. Qeveria braziliane reagoi menjëherë, duke e kundërshtuar vendimin e SHBA-së. Në një deklaratë, Brasilia tha se masa është bazuar në pretendime "të rreme" dhe se shqyrtimi i kandidaturës së Perez po zhvillohet sipas normave ndërkombëtare diplomatike. Sipas saj, Uashingtoni duhej të kishte siguruar më parë miratimin e Brazilit përpara se të shpallte emërimin. Reuters raportoi javën e kaluar, duke cituar burime, se disa zyrtarë të administratës Trump ishin bërë të paduruar me vonesën e Brazilit. Një prej burimeve tha se SHBA mund të ndërmerrte masa ndëshkuese nëse Brasilia vazhdonte të mos jepte miratimin e nevojshëm për ambasadorin e ri. Tensionet u shtuan edhe muajin e kaluar, kur Brazili refuzoi vizat për dy zyrtarë të Byrosë për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën në Departamentin amerikan të Shtetit. Qeveria braziliane tha se vizita e tyre synonte të vinte në dyshim sistemin zgjedhor të vendit dhe e cilësoi atë si një përpjekje të papranueshme për të ndërhyrë në procesin politik kombëtar. Sipas zyrtarit amerikan, diplomatëve të SHBA-së po u pengohej kryerja e punës rutinë mes dy vendeve dhe, për këtë arsye, Uashingtoni vendosi të përgjigjej me të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ai theksoi se SHBA vazhdon t'i japë rëndësi marrëdhënieve me Brazilin dhe shpreson të rikthehet sa më shpejt te një bashkëpunim normal dhe transparent. Përplasja mes administratës Trump dhe presidentit Luiz Inacio Lula da Silva është shtrirë edhe përtej diplomacisë. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për ndërhyrje në punët e brendshme. Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar qeverinë e Lulës për mënyrën se si trajtohen konservatorët dhe proceset gjyqësore, ndërsa Brasilia ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet të ndikojë në politikën e Amerikës Latine në favor të forcave konservatore. Vetë Lula da Silva deklaroi javën e kaluar se Brazili refuzoi vizat për dy diplomatët amerikanë sepse ata po vinin "të ndërhynin në zgjedhjet e Brazilit". Tensionet janë shoqëruar edhe me mosmarrëveshje tregtare. Muajin e kaluar, Uashingtoni vendosi tarifa 25% për një sërë produktesh braziliane, duke përmendur praktika të padrejta tregtare. Lula akuzoi familjen Bolsonaro se kishte ndihmuar në vendosjen e këtyre tarifave për përfitime elektorale, një akuzë që familja Bolsonaro e ka mohuar. U.D/ReportTv.al donald trump Lula da Silva SHBA Brazil Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 6287 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

