Lajme Zone
SHBA hap korridor për transportin e naftës në Hormuz! Trump i shpall luftë ekonomike Iranit: Do ju shkatërrojmë! Teherani: Do dështoni sërish
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA hap korridor për transportin e naftës në Hormuz! Trump i shpall luftë ekonomike Iranit: Do ju shkatërrojmë! Teherani: Do dështoni sërish

Presidenti amerikan, Donald Trump njofton një ofensivë të re ekonomike ndaj Iranit. E cilëson si operacionin më të ashpër ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi. Teherani e paralajmëroi kreun e Shtëpisë së Bardhë se do të dështojë në këtë përpjekje, ndërsa BE bën thirrje për dialog.

Shtetet e Bashkuara kanë hapur një korridor të posaçëm detar në Ngushticën e Hormuzit, duke mundësuar kalimin e anijeve të naftës përmes një rruge të kontrolluar nga forcat amerikane. Sipas të dhënave të publikuara nga Axios, operacioni po zhvillohet prej disa javësh dhe synon të ruajë tregtinë e naftës drejt tregjeve ndërkombëtare, pavarësisht tensioneve ushtarake me Iranin. Përmes këtij korridori, që kalon në pjesën jugore të ngushticës pranë brigjeve të Omanit, çdo natë kalojnë rreth 15 deri në 20 cisterna. Në ditët me trafik më të lartë, vëllimi i naftës që ka kaluar nëpër këtë rrugë ka arritur deri në 15-20 milionë fuçi. Operacioni nuk kufizohet vetëm te anijet e ngarkuar që largohen nga Gjiri Persik. Sipas raportimeve, edhe anijet bosh lejohen të hyjnë nga Deti Arabik, të mbërrijnë në portet e Gjirit për t'u ngarkuar me naftë bruto dhe më pas të rikthehen përmes të njëjtit korridor të siguruar. LEXO EDHE:Lufta me Iranin, SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse afër Ngushticës së Hormuzit Koordinimi i lëvizjeve bëhet nga një grup pune me bazë në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, në bashkëpunim me partnerët amerikanë në Gjirin Persik. Çdo ditë përgatiten lista me anijet e autorizuara për të kaluar nëpër korridor. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një ofensivë të re ekonomike kundër Iranit, duke e cilësuar atë si operacionin më të ashpër ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë ndaj një vendi. "Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit një mundësi më të madhe sesa unë për të arritur një marrëveshje. Fatkeqësisht për ta, ata nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë atë. Prandaj, sot po njoftoj operacionin më shkatërrues ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër ndonjë vendi. Kjo do të jetë luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paparë”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se Uashingtoni do të vendosë një nivel të paprecedentë presioni ekonomik dhe izolimi ndaj Teheranit. Ai paralajmëroi gjithashtu se vendet dhe subjektet që do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ekonomike për Iranin do të përballen me pasoja të rënda. Sipas Trump, objektivi i masave të reja është goditja e kanaleve përmes të cilave Irani siguron të ardhura dhe mbështetje financiare, përfshirë kontrabandën e naftës, transfertat e parave, ndërmjetësit financiarë dhe rrjetet e transportit detar. "Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është shkatërruar, fabrikat e tyre ushtarake janë në rrënoja, monedha e tyre është e pavlerë dhe vendi i tyre varet nga një fije. Gjithashtu po njoftoj sot se çdo vend që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje jetësore për Iranin do të përballet gjithashtu me pasoja të rënda ekonomike. Kontrabanda e naftës, linjat e shkëmbimit, transfertat e parave të gatshme, ndërmjetësit e këmbimit, regjistrat e transportit detar, kompanitë fasadë - të gjitha këto duhet të ndalen menjëherë. Ju e dini kush jeni. Kjo do të jetë një "D-Day" ekonomike dhe ne kemi nevojë që të gjithë aleatët tanë të qëndrojnë me Shtetet e Bashkuara për të izoluar dhe mposhtur kërcënimin iranian. Këta maniakë janë në litarë dhe këto masa historike do t'i paralizojnë ata, duke i penguar ata të përhapin terror në të gjithë botën. Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore", nënvizoi Trump. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:58 Lufta me Iranin, SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse afër Ngushticës së Hormuzit Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washington, ka arritur në Detin Arabik. Deti Arabik lidh veriun e Gjirit të Omanit me Ngushticën e Hormuzit.CENTCOM-i publikoi fotografi në rrjetin social ‘X’ më 20 gusht të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses në Detin Arabik dhe tha se grupi sulmues i luftanijes ka hyrë në zonën e përgjegjësisë komanduese dhe do të operojë në rajon si pjesë.Ky dislokim vjen në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, pretedon se Uashingtoni ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, teksa Irani thotë se rruga jetike ujore do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të zbatojë disa kushte të Republikës Islamike. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 09:17 Media: SHBA përdor korridor sekret në Hormuz për transportin e naftës Foto: Anije në HormuzUshtria e Shteteve të Bashkuara ka krijuar një korridor të fshehtë detar në Ngushticën e Hormuzit, duke lejuar që afërsisht 10 milionë fuçi naftë të kalojnë tranzit në tregjet ndërkombëtare çdo ditë - gjysma e vëllimit para luftës.Axios raporton se operacioni ka qenë duke u zhvilluar për disa javë. Midis 15 dhe 20 tankerave hyjnë dhe dalin nga Ngushtica çdo natë përmes një kanali jugor pranë bregdetit të Omanit.Në disa ditë të fundit, sipas zyrtarëve, midis 15 dhe 20 milionë fuçi kanë kaluar përmes korridorit. Operacioni nuk përfshin vetëm tankerë të ngarkuar që largohen nga Gjiri. Forcat amerikane gjithashtu lejojnë që anijet bosh të kalojnë përmes Hormuzit nga Deti Arabik, të arrijnë në portet e Gjirit Persik për të ngarkuar naftë bruto dhe pastaj të dalin përsëri përmes të njëjtit korridor.Operacioni koordinohet nga një grup pune me bazë në Fort Bragg, Karolina e Veriut, i cili, së bashku me partnerët e Gjirit, përgatit lista ditore të anijeve të autorizuara për të kaluar.Tankerat grupohen në vende të veçanta hyrjeje dhe daljeje dhe lundrojnë në kanalin jugor duke ndjekur udhëzimet e forcave amerikane, ndërsa avionët luftarakë të Forcave Ajrore ofrojnë mbrojtje nga sulmet e mundshme iraniane.Sipas Axios, operacioni u bë i mundur nga një fushatë ushtarake dyjavore nga Komanda Qendrore e SHBA-së që dëmtoi sistemet e radarëve dhe të mbikëqyrjes detare të Iranit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran donald trump SHBA Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Tani: 20/08/2026 11:21 Po po, nderkohe çmimi i naftes eshte afer 100 dollarit, ke vet kercenon Omanin me lufte se nuk po bashkpunon siç ka deshire ai vet. Gjithçka mire eshte duke i shkuar Trapit, gjithçka mire. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.1% Shoqëria 26.9% Social media 16% Vota total: 4907 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?