Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo qeveri shet interesat e kombit tonë”, protestuesi: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës! Ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, thelbësore


Në ditën e 82 shqiptarët shprehen se revolta nuk do të ndalet. Ata kërkojnë largimin e Ramës.

Në ditën e 82 shqiptarët shprehen se revolta nuk do të ndalet. Ata kërkojnë largimin e Ramës. Një protestues u shpreh se të gjithë qytetarët janë bërë bashkë për një qëllim të vetëm dorëheqjen e Ramës. “Kjo protestë ka treguar se jemi bashkë për qëllime të mëdha. A është kjo Shqipëria që keni dashur ju gjyshër që keni punuar e sakrifikuar? A është kjo Shqipëria kur keni lënë kockat në hidrocentrale, nëpër bunkerë? A është kjo Shqipëria që keni dashur ju emigrantë të viteve ’90? Dhe të gjithë ne këtu , a është kjo Shqipëria që kemi ëndërruar? Dhe përgjigja është jo. Prandaj ne jemi këtu në këtë shesh. Kam thirrje për çdonjeri. Në këtë qëndresë ne do t’i arrijmë qëllimet tona sepse nuk dorëzohemi më. Vetëm të bashkuar mund të ja dalim…Faktori shqiptar është më i rëndësishëm dhe më i fortë, por këta që janë këtu duan të shesin interesat e kombit tonë dhe ne për këtë jemi këtu sepse nuk e pranojmë këtë. Këto ndryshime nuk mund të vijnë pa thelbin e kërkesave tona, dhe më themelorja është ndryshimet Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Por në kërkojmë liri dhe të drejta…Duhet të jemi bashkë sepse vetëm bashkë i arrijmë qëllimet tona. Kjo qëndresë është fuqia e vërtetë e një kombi të bashkuar. Tani jemi më afër se kurrë realizimit të kërkesave tona”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta