Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka sulmuar dy anije amerikane, tetë cisterna nafte dhe dhjetë mjete të tjera lundruese, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane që dje goditën pesë cisterna nafte iraniane në Gjirin Persik. “Në përgjigje të agresionit të forcave ushtarake amerikane, të cilat sulmuan pesë cisterna nafte iraniane në Gjirin Persik - thuhet në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, - marina e Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik ka vënë në shënjestër dy anije amerikane dhe tetë cisterna nafte, duke u shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme. Janë goditur edhe dhjetë mjete të tjera lundruese”, tha garda në një deklaratë të shpërndarë. LEXO edhe...Analiza/ 25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global? Pasdaranët kanë deklaruar gjithashtu se kanë bombarduar një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Më herët forcat amerikane në rajon sulmuan për të shkatërruar disa 5 anije të Iranit. Komanda qendrore amerikane në një deklaratë tha se anijet e shkatërruara u fsën dhe iu bashkuan pjesës tjetër të marinës iraniane në fund të detit. Sulmet ndikuan menjëherë tek çmimi karburanteve në bursa. Çmimet e naftës u sërish këtë mëngjes, me një fuçi nafte që u afrua në vlerën 100 dollarë. Çmimi i një fuçie nafte Brent të Detit të Veriut, me dorëzim në nëntor, u rrit me 1,49%, duke arritur në 99,38 dollarë ndërsa të martën, ai kishte prekur nivelin 99,46 dollarë. U.D/ReportTv.al SHBA lufta ne lindjen e mesme iran Ngushtica e Hormuzit çmimi i naftes Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2775 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

