Një agoni pa fund: fillimisht pezullimi i ekzekutimit, më pas vendimi i Gjykatës së Lartë për të vijuar me administrimin e ilaçit vdekjeprurës. Në fund, dy injeksione pa sukses. Christa Pike, e vetmja grua e dënuar me vdekje në Tennessee që nga viti 1820, u mbijetoi dy dozave vdekjeprurëse të pentobarbitalit të administruara gjatë ekzekutimit, sipas gazetarëve. Pas kësaj përpjekjeje të dështuar, avokatët e Pike paraqitën një kërkesë urgjente për ndalimin e ekzekutimit. Në këtë moment nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas, por avokatët kanë bërë të ditur se ajo është shtruar në spital. Dëshmitarët, mes tyre gazetarë të disa mediave amerikane, e përshkruan procedurën si shumë më të gjatë se sa ishte parashikuar, duke zgjatur nga ora 19:00 deri në 20:56 sipas kohës lokale. Pike qëndroi zgjuar, foli dhe këndoi me udhërrëfyesen e saj shpirtërore pasi filloi administrimi i ilaçit dhe, pas dozës së parë, vazhdoi të lëvizte dhe të merrte frymë në mënyrë të dallueshme. Pike ndodhet në korridorin e të dënuarve me vdekje në Tennessee që nga marsi i vitit 1996. LEXO edhe...Trump njofton tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga Iraku: Koha që SHBA të kthehet në shtëpi, atje janë vrarë 4500 ushtarë të Forcave tona Pike u dënua me vdekje për një krim të kryer kur ishte 18 vjeçe, pasi kishte përjetuar abuzime seksuale në familje që në fëmijëri. Gjykata e Lartë autorizoi ekzekutimin, duke rrëzuar pezullimin e dënimit me vdekje të vendosur nga një gjykatë apeli dhe duke i hapur rrugën ekzekutimit të parë të një gruaje në Tennessee pas më shumë se dy shekujsh. Pezullimi 50-vjeçarja duhej të ekzekutohej dhjetë orë para vendimit të Gjykatës së Lartë, përmes injeksionit vdekjeprurës. Dëshmitarët, mes tyre edhe nëna e viktimës, të ardhur nga Florida falë një mbledhjeje fondesh për të paguar udhëtimin, ishin mbledhur tashmë në një dhomë të Riverbend Maximum Security Institution në Nashville, kur Gjykata Federale e Apelit, me një votim 2-1, pezulloi ekzekutimin. Sipas gjyqtarëve, gjatë procesit të zhvilluar në vitin 1995, historia e Pike, si viktimë e abuzimeve dhe dhunës, nuk ishte paraqitur në gjykatë. Në atë kohë, avokati i caktuar nga shteti nuk ishte përpjekur të gjente prova që mund të lehtësonin pozitën e klientës së tij. Tre gjyqtaret, Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson, votuan kundër, duke e cilësuar si “tronditëse” zgjedhjen e Gjykatës, me shumicë konservatore, sepse ajo lejon që ekzekutimi të “ndodhë përpara se kundërshtimet ligjore ende në shqyrtim kundër dënimit të mund të shqyrtohen”. Vrasja kishte ndodhur më 12 janar 1995. Historia Pike asokohe 18 vjeçe, dhe i dashuri i saj 17-vjeçar, së bashku me një vajzë tjetër, e kishin joshur në një pyll në Knoxville, Tennessee, një shoqe nga një kurs profesional, Colleen Slemmer, 19 vjeçe, e cila dyshohej se ishte dashuruar me djalin. Colleen u rrah, u godit me thikë dhe më pas u vra brutalisht me një copë asfalti. Në trupin e viktimës u gjet i gdhendur një pentagram, një detaj që kishte bërë të mendohej për një ritual të një sekti satanik. Djali rrëfeu se kishte gdhendur shenjën në gjoksin e Colleen, por pa menduar për djallin. Pavarësisht se ishte vetëm 18 vjeçe, Pike u dënua me vdekje. I dashuri i saj, në atë kohë i mitur, u dënua me burgim të përjetshëm me mundësi lirimi me kusht. Vajza e tretë, e cila kishte dëshmuar kundër dy të tjerëve, u lirua nga burgu pas një kohe të shkurtër. Kohët e fundit, Pike kishte deklaruar se ishte penduar dhe se e konsideronte veten një person ndryshe nga ajo që kishte qenë në vitin 1995. Gjatë viteve, ajo ishte diagnostikuar gjithashtu me çrregullim bipolar. Por gjyqtarët vlerësuan se në këtë histori duhej marrë në konsideratë edhe një person tjetër: viktima, e vrarë brutalisht dhe që nuk ishte zhdukur kurrë nga kujtesa e familjes. Nëna, May Martinez, ka pritur për drejtësi për tridhjetë e një vjet. “Mendoj çdo ditë se sa shumë duhet të ketë vuajtur në momentet e fundit”, deklaroi ajo. Kështu, në këtë histori janë dy gra, dy vuajtje dhe dy ide për drejtësinë, të cilat u përplasën përballë makinerisë së dënimit me vdekje. Sipas Death Penalty Information Center, që nga rikthimi i dënimit me vdekje nga Gjykata e Lartë në vitin 1976, në Shtetet e Bashkuara janë ekzekutuar tetëmbëdhjetë gra, që përbëjnë një për qind të të gjitha ekzekutimeve. Pike është personi i parë në historinë moderne amerikane që është ekzekutuar për një krim të kryer kur ishte 18 vjeçe./La Repubblica P.J/ReportTv.al Christa Pike denimi me vdekje SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.8% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.5% Vota total: 1138 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

