Njoftim për kufizime të përkohshme të furnizimit me ujë në Durrës. Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit. LEXO edhe...Historia e pazakontë e Amfiteatrit të Durrësit, një rrebesh shiu çoi arkeologët drejt zbulimit të monumentit antik 60 vite më parë Sipas njoftimit, shkak është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kV, e cila furnizon me energji stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot. Njoftimi i plotë i SHRUKD: SHRUKD njofton abonentët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e fshatrave dhe në qytetin e Durrësit. Shkak i kësaj situate është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kV, e cila furnizon me energji stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot. Ndërprerja e energjisë elektrike parashikohet të zgjasë 5 orë, nga ora 09:00 deri në 14:00. SHRUKD kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë situatë të përkohshme dhe garanton se pas rikthimit të furnizimit me energji elektrike, do të vijojë puna për normalizimin e furnizimit me ujë. SHRUKD, gjithmonë në shërbim të qytetarëve! SI.E./ReportTv.al ujesjelles SHRUKD Durres ost Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.5% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1187 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

