Lajme Zone
Konventa Evropiane e Shefave të Policisë, Hita me partnerët ndërkombëtarë: Përgjigjje e përbashkët dhe e shpejtë ndaj krimit të organizuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Konventa Evropiane e Shefave të Policisë, Hita me partnerët ndërkombëtarë: Përgjigjje e përbashkët dhe e shpejtë ndaj krimit të organizuar

Gjatë takimeve, kryepolici përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e ndërkombëtar.

Në kuadër të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, Skënder Hita zhvilloi takime në Hagë me drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Italisë, Spanjës dhe Finlandës, Sllovenisë, Komisioneren e Policisë së Holandës, Drejtuesen e Lartë të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të ShBA-së, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Suedisë, Izraelit dhe Moldavisë. Gjatë takimeve, kryepolici përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik, terrorizmit dhe krimeve ndërkufitare. LEXO edhe...Videot me përmbajtje seksuale të personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet! Nga ana e tyre, homologët vlerësuan profesionalizmin dhe kontributin e Policisë së Shtetit në përpjekjet e përbashkëta kundër kriminalitetit, si dhe besimin e ndërsjellë tashmë të konsoliduar, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. “Jemi përballë një krimi gjithnjë e më të organizuar dhe ndërkombëtar, ndaj edhe përgjigjja jonë duhet të jetë e përbashkët, e shpejtë dhe pa barriera. Policia e Shtetit shqiptar mbetet maksimalisht e angazhuar për të konsoliduar urat e bashkëpunimit operacional dhe informativ me partnerët, me koordinimin e EUROPOL-it, INTERPOL-it dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, me qëllim përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të mbështetet në shkëmbimin e shpejtë të informacionit, koordinimin operacional dhe veprimin e përbashkët, për t’iu përgjigjur me efektivitet kërcënimeve kriminale që kapërcejnë kufijtë. Policia e Shtetit do të vijojë të investojë në partneritete të qëndrueshme dhe mekanizma efikasë bashkëpunimi, në funksion të një përgjigjeje të koordinuar dhe sigurisë së qytetarëve”, tha Hita. P.J/ReportTv.al hagë Konventa Evropiane e Shefave të Policisë policia e tiranes Skënder Hita Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.5% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1187 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?