Lajme Zone
SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se tarifat amerikane për automjetet, pjesët e automjeteve dhe çelikun nga Kanadaja do të rriten në 50%, duke nisur nga 1 janari 2027.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se tarifat amerikane për automjetet, pjesët e automjeteve dhe çelikun nga Kanadaja do të rriten në 50%, duke nisur nga 1 janari 2027. Njoftimi erdhi pas dështimit të negociatave tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Trump e bëri deklaratën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se produktet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara do të përjashtohen nga këto tarifa.

“Prodhojeni në SHBA dhe tarifat do të jenë zero. Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet!”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Kanadanë se prej vitesh ka përfituar në mënyrë të padrejtë nga marrëdhëniet tregtare me SHBA-në. Sipas tij, tarifat kanadeze ndaj fermerëve dhe produkteve bujqësore amerikane kanë dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara.

“Kanadaja ka plaçkitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite me radhë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar situatën si “të paqëndrueshme”.

Ai vijoi kritikat ndaj Otavës, duke argumentuar se Kanadaja është shumë më e varur nga tregtia me SHBA-në sesa anasjelltas.

“Ne nuk kemi nevojë për Kanadanë. Kanadaja ka nevojë për ne”, tha presidenti amerikan. Top Channel