Lajme Zone
'Do të rikthehem', Silvio Gonzato largohet dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Do të rikthehem', Silvio Gonzato largohet dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka dhënë lamtumirën vendit pas përfundimit të misionit të tij trevjeçar. Me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai falënderoi shqiptarët për mikpritjen, u shpreh se do të rikthehet sërish dhe tha se shpreson që një ditë hyrja në Shqipëri të mos kërkojë më pasaportë.

Me fjalët “Mirupafshim Shqipëri! Do të rikthehem”, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka dhënë lamtumirën vendit tonë pas përfundimit të misionit të tij trevjeçar. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Gonzato thotë se tre vitet në Shqipëri i kanë lënë kujtime të paharrueshme. Sipas tij, gjatë këtyre viteve pa nga afër edhe sfidat e vendit, por mbi të gjitha pa energjinë dhe vendosmërinë që e bëjnë të besojë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. LEXO edhe...INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi “Duket sikur ishte dje kur mbërrita në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe nisa aventurën time në Shqipëri. Tre vite më pas, zemra dhe shpirti im janë mbushur me kujtimet e takimeve të jashtëzakonshme me njerëz të jashtëzakonshëm. Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, duke takuar njerëz të zgjuar, ambiciozë dhe punëtorë. Kam parë vështirësitë dhe sfidat, por kam parë edhe energjinë dhe vendosmërinë që më bëjnë të besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Së bashku me kolegët e mi të mrekullueshëm kemi punuar fort për të mbështetur dëshirën e Shqipërisë ‘për të qenë si pjesa tjetër e Evropës’, për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në një vend me institucione të forta e të pavarura, ku mbrohen të drejtat e njerëzve më të pambrojtur, ku askush nuk lihet pas dhe ku diversiteti mirëpritet e kultivohet.” Mesazhin e mbyll me një premtim dhe një dëshirë për të ardhmen. “Të shtunën, kur u largova nga Porti i Durrësit, i thashë vetes: ‘Do të rikthehem’. Dhe një ditë nuk do të ketë nevojë të tregojmë pasaportën për të hyrë në Shqipëri. Deri atëherë, mirupafshim Shqipëri”, shkruan Gonzato. U.D/ReportTv.al shqiperi BE Silvio Gonzato Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.1% Keq 31.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 1456 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?