Departamenti Amerikan i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postim.
