Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni turistik, Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë (VIDEO)


Në fokus është siguria e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa autoritetet kanë theksuar nevojën për zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe bashkëpunim mes institucioneve.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita zhvilluan një vizitë sot në qytetin bregdetar të Sarandës në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në fokus është siguria e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa autoritetet kanë theksuar nevojën për zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe bashkëpunim mes institucioneve. LEXO edhe...Lufta me flakët vazhdon në Lurë, Lamallari kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare të përgjigjen sipas ligjit Ndërsa vlerësoi shifrat pozitive të sezonit veror, Gonxhja theksoi se rritja e numrit të vizitorëve shoqërohet edhe me tregues të mirë sa i takon sigurisë dhe menaxhimit të sezonit. “Ne jemi në kulmin e sezonit veror, është një sezon që karakterizohet nga shifra shumë pozitive, jo vetëm sa i takon hyrjeve të vizitorëve të huaj por në radhë të parë me shifra që lidhen me sigurinë, mirëmenaxhimin e sezonit. Kjo nuk vjen rastësisht, por vjen si pasojë e një gatishmërie dhe përkushtimi nga Policia e Shteti dhe organet e qeverisjes vendore. Shifrat e tregojnë që jemi në nivelet më të mira të mundshme”, tha Gonxhja. Ministri Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit, duke vlerësuar punën e punonjësve të policisë në garantimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve. “Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e turistëve. Sa më shumë ata vijnë e vizitojnë jo vetëm Sarandën, por gjithë bregdetin shqiptar, kjo nënkupton më shumë përgjegjësi për Policinë e Shtetit. Do të lejojmë zero paligjshmëri, qoftë në kuptim të aktiviteteve kriminale, paligjshmërive të ndryshme, ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Kurdoherë që kërkohet ndihmë nga qytetarët, reagimi i shpejtë, i menjëhershëm i Policisë së Shtetit është kritik, është i rëndësishëm”, theksoi Lamallari. Ndërkohë kryepolici Skënder Hita, deklaroi se forcat e rendit janë çdo ditë në terren për garantimin e sigurisë në Sarandë dhe zonat turistike. “Saranda është një qytet që e do rendin dhe sigurinë. Në kuadër të këtyre veprimeve ne jemi çdo ditë në terren. Falenderoj punonjësit e policisë që punojnë me përkushtim dhe ndershëmri gjatë sezonit turistik”, tha Hita. Xh.K/E.H/ReportTv.al Blendi Gonxhja Besfort Lamallari Skënder Hita sarande sezoni turistik Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.6% Jo 51.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4082 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?