Dikur shprehej se kryeministri do të duhet të kishte kërkuar falje dhe të ishte larguar ‘si i paaftë për ta bërë detyrën’, ndërsa sot sillet krejt ndryshe. “Kryeministri, në rast se ky vend do të kishte kryeministër do të kishte kërkuar falje dhe do të ishte larguar si i paaftë plotësisht për ta bërë atë detyrë. Nuk është kryeministri i Shqipërisë, por thjesht përfaqësuesi i një qeverie në regjim që flet gjithë ditën për ju dhe mendon dhe punon vetëm për vete”, shprehej Rama. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Këto ishin fjalitë që shqiptonte Edi Rama gjatë kohës që ishte në opozitë, deklarata këto shumë larg nga ato çka ndodhin sot, teksa ai është prej 2013-s në pushtet. “Asnjë lloj meraku, vota është e fshehtë dhe kurrkush nuk e kontroll dot. I them të gjithëve, nëpunësve, mësuesve, mjekëve, policëve , ushtarakëve të shkojnë në kutitë e votimit dhe të votojnë të lirë”, shprehej më tej Rama në atë kohë, plotësisht në kundërshtim me veprimet e tij gjatë qeverisjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama premtimet ne opozite protesta

