TIRANË- Për herë të dytë brenda dy javësh, një dyqani lulesh në pronësi të Asllan Koçit i është vënë tritol. Shpërthimi ndodhi gjatë natës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Pas shpërthimit të parë të regjistruar më 1 nëntor, 65-vjeçari thotë se ka qëndruar çdo natë roje. Për Report Tv, ai tregon se i kanë marrë para dhe i kanë kërkuar edhe 24 milionë lekë të reja. Koçi dyshon se të dyja ngjarjet lidhen me borxhet e të birit nga lojërat e fatit. “Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë ai për Report Tv. LEXO EDHE:Adriatik Llalla s’i shpëton dënimit me 2 vite burg, GJKKO i rrëzon kërkesën për parashkrim! Ish-kryeprokurori në kërkim prej vitit 2021, qëndron në Itali Policia i ka bashkuar hetimet për të dyja shpërthimet. Nga veprimet e deritanishme dhe deklarimet e marra, hetuesit dyshojnë se pas tyre mund të qëndrojnë konfliktet e djalit të pronarit me disa persona për borxhe nga lojërat e fatit. "Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale", njoftoi Policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Xh.K / SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: tufine Asllan Koçi Tirane tritol Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.3% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.2% Vota total: 3456 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
