Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sërish tritol dyqanit të luleve në Tufinë! Pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 24 mln lekë të reja (VIDEO)


Një shpërthim me tritol është regjistruar në një dyqan lulesh në Tufinë. Për Report Tv, pronari shprehet se kjo është hera e dytë që ndodh. Sipas tij shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Ai thotë se i kanë kërkuar 24 mln lekë të reja.

TIRANË- Për herë të dytë brenda dy javësh, një dyqani lulesh në pronësi të Asllan Koçit i është vënë tritol. Shpërthimi ndodhi gjatë natës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Pas shpërthimit të parë të regjistruar më 1 nëntor, 65-vjeçari thotë se ka qëndruar çdo natë roje. Për Report Tv, ai tregon se i kanë marrë para dhe i kanë kërkuar edhe 24 milionë lekë të reja. Koçi dyshon se të dyja ngjarjet lidhen me borxhet e të birit nga lojërat e fatit. LEXO edhe...Adriatik Llalla s’i shpëton dënimit me 2 vite burg, GJKKO i rrëzon kërkesën për parashkrim! Ish-kryeprokurori në kërkim prej vitit 2021, qëndron në Itali “Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë ai për Report Tv. Policia i ka bashkuar hetimet për të dyja shpërthimet. Nga veprimet e deritanishme dhe deklarimet e marra, hetuesit dyshojnë se pas tyre mund të qëndrojnë konfliktet e djalit të pronarit me disa persona për borxhe nga lojërat e fatit. "Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale", njoftoi Policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Xh.K/SI.E./ReportTv.al tufine Asllan Koçi Tirane tritol Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.3% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.2% Vota total: 3404 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?