Lajme Zone
KulturëEuronews Albania

Serenatat e Ziçishtit, tradita që i reziston kohës


Serenatat janë një nga traditat më të veçanta të fshatit Ziçisht, një pasuri kulturore që është ruajtur ndër vite dhe është përcjellë nga një brez te tjetri.

Serenatat janë një nga traditat më të veçanta të fshatit Ziçisht, një pasuri kulturore që është ruajtur ndër vite dhe është përcjellë nga një brez te tjetri. Tingujt e kitarës dhe këngët e dashurisë kanë qenë pjesë e jetës së këtij fshati, duke u kthyer në një simbol të identitetit dhe kujtesës së komunitetit. Për banorët, ruajtja e serenatave do të thotë të mbash gjallë historinë dhe traditën e vendit. Edhe brezat e rinj po i rikthehen këtyre këngëve, duke dëshmuar se kjo kulturë vazhdon të ketë vend edhe sot. Pikërisht për të promovuar këtë trashëgimi kulturore, u organizua një mbrëmje kushtuar serenatave të Ziçishtit. Muzika, tingujt e kitarave dhe performancat rikthyen atmosferën e dikurshme të netëve të serenatave, duke bashkuar banorët dhe të rinjtë e fshatit. Në një kohë kur shumë prej traditave të vjetra rrezikojnë të harrohen, aktivitete të tilla synojnë t’u japin atyre një jetë të re dhe t’i përcjellin te brezat e ardhshëm.