Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”.
Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, i riu afrohet nga pas dhe, në një moment kur i moshuari nuk është në dijeni, i merr celularin nga xhepi. Pas vjedhjes, ai largohet duke vijuar rrugën qetësisht, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Dyshohet se personi që shfaqet në pamje të jetë shtetas i huaj.
Pamjet bëhen publike me shpresën se personi do të identifikohet dhe se autoritetet do të mund të zbardhin sa më shpejt rastin. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

