Shkodra është ndër më të vizituarat e këtij sezoni nga të huajt. Ata vlerësojnë natyrën, pastërtinë dhe mundësitë e shumta që ofron qyteti i njohur ndryshe si kryeqendër e veriut. LEXO edhe...Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) Perëndimi mahnitës mbi liqenin e Shkodrës, gjelbërimi, kodrat dhe aktivitetet turistike, nga shëtitjet me biçikletë te lundrimi me varka dhe biçikletat e ujit konsiderohet si veçori që mund ta përjetosh vetëm në Shkodër. “Që në pamjen e parë është thjesht mahnitëse, e jashtëzakonshme. Ky perëndim është diçka e pabesueshme dhe me shumë mundësi do të rikthehemi përsëri këtu. Më pëlqeu shumë.” “Rruga e kthimit ishte edhe pak si stërvitje, por me biçikletë u ndjeva shumë e sigurt. Zakonisht jam pak e ngathët dhe kam forma, ndaj ndihem disi në ankth kur ngas biçikletën, por këtu u ndjeva shumë mirë.” “Liqenin sapo e kemi parë, vetëm gjatë gjysmë ore së fundit. Është shumë i bukur. Sapo zbuluam edhe këto biçikletat e ujit; nuk kishim parë kurrë diçka të tillë më parë.” “Në Shkodër sapo kemi mbërritur. Fillimisht ishim në Tiranë dhe tani jemi këtu. Kemi vetëm disa orë që kemi ardhur. Tani do të marrim një varkë me qira dhe do të bëjmë edhe një not. Është shumë bukur këtu. Mendoj se më pëlqen më shumë se Tirana. Është më e pastër dhe më e këndshme. Patjetër që do t’ua rekomandoja të tjerëve”, thonë turistët. Shkodra po forcon gjithnjë e më shumë profilin e saj si një destinacion i rëndësishëm turistik, ku ndërthuren natyra, mikpritja dhe përvojat e larmishme. P.J/ReportTv.al turiste Shkoder liqeni i Shkodrës Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 62.8% Keq 29.9% Nuk e di 7.4% Vota total: 733 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

