Lajme Zone
Serbia s'mbështet sanksionet për Rusinë, Zelensky vizitë në Beograd
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Serbia s'mbështet sanksionet për Rusinë, Zelensky vizitë në Beograd

Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës dhe, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE, vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë nesër Beogradin për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pa dhënë detaje të tjera mbi programin e vizitës. Dy liderët ishin takuar në mesin e korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë–Evropa Juglindore. Me atë rast, Serbia ishte i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë. LEXO edhe...'O tani o kurrë', sa serioz është Bashkimi Evropian për pranimin e anëtarëve të rinj? Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës dhe, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE, vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Zelensky dhe Vuçiç zhvilluan gjithashtu së fundmi një bisedë telefonike, pas së cilës presidenti serb deklaroi se Serbia dhe Ukraina janë "të angazhuara për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut". Ndërkohë, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, kishte vizituar Beogradin në maj të vitit 2024, së bashku me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. U.D/ReportTv.al Volodymyr Zelensky serbi beograd Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.8% Nuk e di 5.1% Vota total: 2400 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?