Lajme Zone
Serbia nderon kriminelin e luftës Ratko Mlladiç! Ceremoni me tone nacionaliste në Beograd: Biografia e tij të mësohet në shkolla (FOTOT)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Serbia nderon kriminelin e luftës Ratko Mlladiç! Ceremoni me tone nacionaliste në Beograd: Biografia e tij të mësohet në shkolla (FOTOT)

Ndërsa Ratko Mlladiçi u dënua me burgim të përjetshëm për genocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në Beograd ai u përcoll me nderime dhe fjalime që e paraqitën si një nga figurat më të rëndësishme të historisë serbe. LEXO edhe...Partia Progresive kandidon Vuçiçin për kryeministër: Kemi ndryshuar Serbinë! Sulmon Hagën: Gjykatë e padrejtësisë! Dialog me Kosovën? S'ka kompro

Ndërsa Ratko Mlladiçi u dënua me burgim të përjetshëm për genocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në Beograd ai u përcoll me nderime dhe fjalime që e paraqitën si një nga figurat më të rëndësishme të historisë serbe. LEXO edhe...Partia Progresive kandidon Vuçiçin për kryeministër: Kemi ndryshuar Serbinë! Sulmon Hagën: Gjykatë e padrejtësisë! Dialog me Kosovën? S'ka kompromise Homazhet u mbajtën në Shtëpinë e Ushtrisë, ku salla ishte e mbushur plot. Jashtë ndërtesës u grumbulluan qytetarë, ish-luftëtarë dhe mbështetës të 'Kasapit të Bosnjes'. Sipas televizionit serb Pink, nuk kishte vende të mjaftueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Në ceremoni morën pjesë familjarët e tij, përfshirë djalin Darko Mlladiç, ish-ushtarakë të lartë dhe përfaqësues të Republikës Sërpska. Në vend që të kishte një reflektim për krimet për të cilat ai u shpall fajtor nga drejtësia ndërkombëtare, ceremonia u shoqërua me një sërë fjalimesh që e lartësuan figurën e tij. Gjenerali Zhivomir Ninkoviç deklaroi se "po të mos e kishim atë, nuk do ta kishim as Republikën Sërpska", ndërsa shtoi se Mlladiçi "derdhi lot për çdo të vrarë". Gjeneral-koloneli Branko Krga tha se Mlladiçi meriton "një vend dinjitoz në histori, përkrah vojvodëve dhe gjeneralëve të njohur serbë". Ministri në qeverinë e Republikës Sërpska, Radan Ostojiç, e quajti Mlladiçin pjesë të historisë së popullit serb dhe akuzoi kundërshtarë të papërcaktuar se po përpiqen "ta fshijnë historinë serbe". Një nga deklaratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e historianes dhe akademikes ruse Jelena Guskova. Ajo e cilësoi Mlladiçin "udhëheqës të madh, profesionist të shkëlqyer dhe oficer të ndershëm", ndërsa deklaroi se "biografia e tij do të studiohet në shkolla dhe universitete". Guskova shtoi gjithashtu se "është e pamundur të mposhten rusët dhe serbët", duke pretenduar se Republika Sërpska ekziston sot falë Ushtrisë së saj dhe Ratko Mlladiçit. Në asnjë prej fjalimeve nuk u përmend dënimi i Mlladiçit për gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të luftës. Përkundrazi, ceremonia u mbyll me mesazhe fetare dhe nacionaliste, ku ai u paraqit si mbrojtës i popullit serb. Ratko Mlladiçi vdiq më 27 gusht në paraburgimin e Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Trupi i tij u transportua të enjten në Beograd me një avion të Qeverisë së Serbisë. Varrimi i tij do të zhvillohet të hënën në varrezat e Topçiderit, pranë varrit të vajzës së tij, Ana. Përpara ceremonisë së varrimit, trupi do të vendoset në Kishën e Shën Lukës në Topçider, ku qytetarët do të mund të bëjnë homazhe. Share U.D/SI.E./ReportTv.al serbi beograd Ratko Mlladiç Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.1% Vota total: 3722 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?