Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “SHQIPËRIA KINEMATOGRAFIKE E NJË PIKTORI”, NË SHKODËR LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ 'Shqipëria kinematografike e një piktori', në Shkodër! Edicioni i katërt i festivalit të Linit, traditë dhe art “Shqipëria kinematografike e një piktori është ekspozita që do të çelet në Galerinë e Arteve në Shkodër sonte në orën 19:00. Ekspozita paraprihet nga një leksion i hapur me pjesëmarrjen e Astrit Totës, që ka qenë piktor në ish-Kinostudio. 2. EKSPOZITA E GENTIAN ZEKËS NË GALERINË “NIKOLET VASIA” Ekspozita personale e artistit Gentian Zeka vijon të qëndrojë e çelur deri më 21 në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” në Durrës. 3. EKSPOZITA E ARTIT BASHKËKOHOR, KATËR ARTISTE TE “ZETA” “Çfarë nuk mund të përpunohet” (What Cannot Be Processed) është ekspozita që vijon të jetë e hapur në Galerinë “Zeta” në Tiranë. Ekspozita e konceptuar nga Marko Stamenković, bashkon veprat e katër artisteve: Enza Rripaj, Besa Mustafaraj, Emi Behari dhe Erisaida Veizaj. 4. EDICIONI I KATËRT I FESTIVALIT TË LINIT, TRADITË DHE ART Festivali i Linit vijon në edicionin e katërt në Lin të Pogradecit, duke vendosur në qendër trashëgiminë kulturore dhe rigjallërimin e saj përmes artit dhe aktiviteteve kulturore. Nën mesazhin “Rijetojmë Trashëgiminë Tonë”, festivali sjell një program që ndërthur traditën, artin dhe bashkëkohoren, në një prej peizazheve më të veçanta kulturore të Shqipërisë. 5. KTHEHEN SHFAQJET E “INKUIZITORI I MADH” TE TEATRI METROPOL “Inkuizitori i Madh”, shfaqje e shkëputur nga romani “Vëllezërit Karamazov” i Fjodor Dostojevskit, do të vijojë të shfaqet edhe sonte dhe nesër në orën 20:00 në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. 6. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI TE GAT NË TIRANË Ekspozita “Libri i negativëve” (The book of negatives) nga Leonard Qylafi vijon të jetë e hapur te “Galeria e Artit” Tiranë deri më 23 shtator. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.2% Vota total: 3767 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
