Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit të Komunitetit të Bashkisë së Tiranës. Sipas Bashkisë, me rimarrjen e kompetencave, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar ngritjen e një task-force për kontrollin e materialeve që përdoren në sistemet kapot, me fokus te certifikimi i tyre për rezistencën ndaj zjarrit. LEXO edhe...Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO) Bashkia bën me dije se pallatet që do të përfitojnë nga Programi i Fondit të Komunitetit kanë si kusht që materialet e përdorura për sistemin kapot të jenë të certifikuara dhe të plotësojnë kriteret e sigurisë ndaj zjarrit. Programi i Fondit të Komunitetit mbulon 50% të kostos së përcaktuar për ndërhyrje si vendosja e ashensorit, izolimi i tarracës apo instalimi i sistemit kapot. Për pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas Bashkisë, mbulohet 100% e kostos. Bashkia e Tiranës fton banorët e pallateve që kanë nevojë për rinovimin e veshjes së jashtme të godinës, izolimin e tarracës apo instalimin e një ashensori, të aplikojnë në Programin e Fondit të Komunitetit. Programi i Fondit të Komunitetit është një nismë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur banorët në përmirësimin e kushteve të pallateve dhe hapësirave të përbashkëta. SI.E./ReportTv.al Tirane bashkia tirane erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.3% Vota total: 3810 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

