Policia e Durrësit zbulon autorët e vendosjes së një sasie tritoli më 28 gusht që u gjet në rrugë në lagjen nr. 3, e lidhur me një aparat celular, pranë disa makinave të parkuara. Dy të dyshuarit, Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës, u vunë në pranga. Në videon e publikuar nga policia dallohet njëri prej autorëve që lëviz pranë zonës ku u gjet celulari me lëndë shpërthyese. LEXO edhe...Durrës/ Zbardhen 2 raste zjarrvënieje, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj Policia sekuestroi 3 celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin e të arrestuarve në ngjarje. Ata janë nën akuzë për shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në bashkëpunim. Aparati telefonik celular u gjet pranë një sasie me lënde plasëse por të palidhura me njëra-tjetrën. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al policia e durresit tritol Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.3% Vota total: 3810 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
