Pas fitores së bujshme të studentëve në zgjedhjet në Serbi, tani vëmendja është te krijimi i qeverisë së re. “Lista e Studentëve” ka nisur diskutimet mbi përbërjen e kabinetit qeveritar, teksa sfidat në horizont janë të shumta si: Rusia aleate tradicionale apo një largim nga “vëllai” me sytë drejt BE-së, korrupsioni dhe çështja e nxehtë e Kosovës.
Fitorja e studentëve dhe kapitullimi i Vuçiç ka sjellë një frymë të re në politikën serbe. Figura të reja si mjekë, artistë, pedagogë dhe qytetarë nga shumë fusha të tjera do të marrin përsipër ndërtimin e një Serbie të re me aspirata. Këto kategori të sipër përmendura kanë qendruar jashtë sferës politike, mirëpo tani situata ka ndryshuar dhe ka optimizëm.
Problem mbetet lideri, pasi nuk ka vetëm një udhëheqës të vetëm dhe për të formuar qeverinë duhet unitet. Marrëveshja mund të ndërlikohet, duke bërë që qeveria e re të nis me kompleksitete që në start. Shumë faktorë pritet të dalin në shesh për të marrë lidershipin , që mbetet sfida më e madhe aktuale në shtetin ballkanik. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

