Shqipëria i është përgjigjur deklaratave të Serbisë për Kosovën dhe lumin Ibër, duke hedhur poshtë akuzat për pretendime territoriale apo për “Shqipëri të Madhe”.
Në reagimin e Rames theksohet se Kosova është shtet më vete, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë institucionet dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre. “Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Sa i përket Ibrit, e cilëson atë një sistem ujor ndërkufitar, duke argumentuar se menaxhimi i burimeve nga Serbia nuk mund të shpërfillë pasojat e mundshme për një shtet tjetër. Në përfundim, Shqipëria shprehet se dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe integrimin e gjithë rajonit në Evropë, por thekson se fqinjësia e mirë kërkon edhe pranimin e kufijve që ekzistojnë sot.
“Pa harta sekrete, pa kufij të fshehur, pa asnjë ‘Shqipëri të Madhe’”, përfn reagimi i tij. / abcnews.al / Very interesting summertime exchange between our foreign ministers. Although I was expecting an answer about the #Ibër, we somehow travelled from hydrology to international law, made the obligatory stop at “Greater Albania”, passed through “Kosovo and Metohija”, and eventually…
— Edi Rama (@ediramaal) August 10, 2026 Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

