Pas disa ditësh përballje me flakët, të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e Krujës janë shuar.
Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve kanë vijuar pa ndërprerje, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, efektivëve të Forcave të Armatosura, helikopterëve dhe strukturave të tjera të emergjencave.
Në terren kanë qenë gjithashtu të angazhuara forcat e Bashkisë Krujë dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat kanë punuar për kontrollin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Pas shuarjes së të gjitha vatrave, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa zonat e prekura do të vijojnë të monitorohen për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast se konstatohet ndonjë vatër e re zjarri. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

