Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)


Klevis Gega përdorte profile të rreme në rrjetet sociale duke përndjekur dhe kërcënuar me qëllimin për të marrë para.

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte përmes rrjeteve sociale me qëllimin për t’i marrë para. Për ta bërë këtë, Klevis Gega përdorte profile të rreme. I riu është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës teksa po merrte paratë. LEXO edhe...Skënder Minxhozi: Llogaritë e shtatorit Shuma i është sekuestruar bashkë me 2 celularë. Njoftimi i policisë: Përndoqi dhe kanosi një shtetas, nëpërmjet profileve të falsifikuara në rrjete sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Pas marrjes njoftim se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, përndiqte dhe kanoste nëpërmjet platformave virtuale një shtetas, duke i kërkuar një shumë parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Açountet” Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin e marrjes së shumës monetare. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale, ka përndjekur dhe kanosur shtetasin D. P., duke e shtrënguar për t’i dhënë një shumë parash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe 2 aparate celularë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/ReportTv.al arrestim perndjekje kanosje Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44.6% Jo 48.4% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 1973 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?