Karikaturë e Donald Trump nga Ann Kiernan Vendimmarrja e gabuar e presidentit më në fund po i kthehet pas... Donald Trump ka një dobësi për akronimet me katër shkronja. Më i famshmi është MAGA, “Make America Great Again”. Por presidenti amerikan dhe njerëzit e tij kanë përqafuar edhe një tjetër: FAFO. Pak pas kapjes nga SHBA-ja të ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, Shtëpia e Bardhë publikoi një imazh të Trumpit me pamje të ashpër dhe me akronimin “FAFO” të vendosur poshtë tij.
Shprehja vjen nga zhargoni amerikan “Fuck Around and Find Out” dhe, e thënë në mënyrë më të përshtatshme në shqip, përcjell mesazhin: “Provojeni dhe do të përballeni me pasojat”.
Edhe Pete Hegseth e përdori këtë shprehje kur mblodhi drejtuesit e lartë ushtarakë amerikanë shtatorin e kaluar. “Nëse armiqtë tanë zgjedhin pa mend të na sfidojnë, ata do të shtypen nga dhuna, preciziteti dhe egërsia e Departamentit të Luftës”, deklaroi ai, përpara se ta përmblidhte paralajmërimin me një fjalë: “FAFO”.
Vetëm disa muaj më vonë, kjo filozofi dukej se po gjente zbatim konkret. I pakënaqur me ecurinë e diplomacisë me Iranin, Trump humbi durimin dhe më 28 shkurt SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët kundër Iranit. Udhëheqësi suprem i Republikës Islamike dhe një numër njerëzish të afërt me të u vranë ose u plagosën.
Por disa muaj më vonë, “FAFO” duket se është kthyer kundër vetë administratës Trump. Pavarësisht deklaratave të presidentit për fitore, situata paraqitet shumë më e ndërlikuar. Irani kontrollon Ngushticën e Hormuzit dhe synon të vendosë tarifa për anijet që kalojnë nëpër të. Në të njëjtën kohë, drejtuesit iranianë kanë paraqitur kërkesa të reja, mes tyre dëmshpërblime nga SHBA-ja dhe tërheqjen e trupave amerikane nga zonat pranë Iranit.
Teherani mund të jetë duke llogaritur se, edhe pse këto kërkesa duken të papranueshme për Uashingtonin, SHBA-ja mund të detyrohet të bëjë lëshime për t'i dhënë fund konfliktit.
Kritikët ia atribuojnë këtë situatë mënyrës se si Trump mori vendimin për përfshirjen në luftë. Sipas tyre, presidenti amerikan u bind nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se ndryshimi i regjimit në Iran ishte i realizueshëm, ndërsa nuk u dha peshën e duhur paralajmërimeve se Teherani mund të bllokonte Ngushticën e Hormuzit. Po ashtu, konsultimet me aleatët evropianë dhe ata të rajonit ishin të kufizuara.
Pasojat mund të shtrihen përtej krizës së tanishme dhe të ndikojnë për një kohë të gjatë në politikën e jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së.
Administratat e mëparshme amerikane i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ruajtjes së besueshmërisë së Uashingtonit, me idenë se deklaratat e një presidenti amerikan duhet të merren seriozisht nga aleatët dhe kundërshtarët. Me Trumpin, kjo besueshmëri po vihet në pikëpyetje nga ndryshimet e shpeshta të retorikës. Presidenti mund të kërcënojë Iranin me shkatërrim dhe pak më vonë të deklarojë se paqja është afër dhe se Teherani po kërkon me ngulm një marrëveshje.
Problemi nuk kufizohet vetëm te retorika. SHBA-ja raportohet se ka konsumuar një pjesë të konsiderueshme të rezervave të disa municioneve të rëndësishme, përfshirë raketat “cruise” dhe interceptorët e sistemit Patriot. Kjo ngre pikëpyetje mbi aftësinë për të mbështetur për një kohë të gjatë operacione ushtarake me intensitet të lartë kundër Iranit.
Mangësitë në mbrojtjen raketore krijojnë gjithashtu shqetësime për sigurinë e infrastrukturës së aleatëve amerikanë në Gjirin Persik. Përballë këtij realiteti, disa prej partnerëve të Uashingtonit kanë nisur të kërkojnë mënyra të reja për të garantuar sigurinë e tyre.
Pasiguria e lidhur me vendimmarrjen e Trumpit nuk kufizohet vetëm te siguria, por prek edhe ekonominë. Një menaxhere aziatike investimesh e përshkroi së fundmi Amerikën e Trumpit si një vend që po shfaq disa karakteristika të një “tregu në zhvillim”. Argumenti i saj lidhej me ndryshimet e papritura të politikave, shqetësimet se investitorët e huaj mund të diskriminohen dhe përfshirjen e njerëzve të afërt me presidentin në botën e biznesit.
Megjithatë, administrata Trump mund të kundërshtojë se investitorët e huaj kanë vazhduar të investojnë në aksione dhe asete amerikane gjatë rreth 18 muajve që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Tregjet financiare amerikane vazhdojnë të kenë një thellësi të pakrahasueshme dhe ekonomia e SHBA-së vijon të rritet më shpejt se ajo e Eurozonës.
Por sinjalet paralajmëruese ekzistojnë. Dollari vazhdon të jetë monedha kryesore rezervë në botë, ndërsa SHBA-ja mban një deficit buxhetor prej rreth 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbështetet te investitorët e huaj për financimin e një pjese të borxhit.
Madje, Greqia, e cila për vite me radhë ishte sinonim i problemeve fiskale në Evropë, tashmë arrin të marrë hua me kosto më të ulët se SHBA-ja.
Kostoja vjetore e shërbimit të borxhit federal amerikan ka kaluar buxhetin e Pentagonit dhe vazhdon të rritet. Ndërkohë, administrata Trump nuk duket se ka ende një strategji të qartë për ta vendosur situatën nën kontroll.
Herët apo vonë, edhe këtu mund të vijë momenti i përballjes me pasojat. Dhe pikërisht për borxhin dhe deficitin, “FAFO” mund të rezultojë një përshkrim më i përshtatshëm sesa do të dëshironte administrata Trump./FTtrump fafo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Makthi” i ri në aeroportet e Europës, sistemi i ri i BE-së “paralizon” udhëtarët; 2 orë pritje 11 Gusht 2026, 08:5008:50Rajoni dhe Bota Nga Britania në burgjet e Kosovës dhe El Salvadorit? Plani i Farage për kriminelët e huaj 11 Gusht 2026, 08:1908:19Rajoni dhe Bota Rusia godet Zaporizhian gjatë natës, pesë viktima dhe 20 të plagosur 11 Gusht 2026, 08:0008:00Rajoni dhe Bota Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, 132 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur; përsëritet tragjedia e 25 viteve më parë 11 Gusht 2026, 07:4807:48Rajoni dhe Bota Operacion i madh në Britani, sekuestrohen 2.9 ton kokainë të fshehura mes bananeve; 9 të arrestuar 10 Gusht 2026, 22:5922:59Rajoni dhe Bota Tërmeti shkatërron ndërtesa e spitale në Kolumbi, SHBA: Të gatshëm për mbështetje! 10 Gusht 2026, 20:2320:23Rajoni dhe Bota

