Një moment i pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç është përplasur verbalisht me deputetin e Listës Studentore, Zlatko Kokanoviç, pasi ky i fundit i ka dërguar një puthje nga salla. Ngjarja ndodhi gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Parlamentit serb dje, teksa Vuçiç po fliste për vendimin e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) për të zhvendosur transmetimin e seancës nga kanali i parë në atë të dytë. LEXO edhe...Studentët rrëzuan Vuçiçin nga pushteti, Koalicioni Shqiptar mbështet kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi, Kamberi: Të gatshëm për partneritet, por barazia e shqiptarëve nuk negociohet Gjatë fjalës së tij, Vuçiç iu drejtua deputetit Kokanoviç, duke e pyetur se çfarë e bënte të qeshte dhe nëse po e kërcënonte. “Çfarë është për të qeshur, Kokanoviç? Po më kërcënoni? T'ju hedh një sëpatë? Ndoshta me sëpatë do të guxonit të bënit diçka?”, deklaroi Vuçiç. Sipas medias serbe, pas kësaj përplasjeje, Kokanoviç i dërgoi një puthje nga vendi ku ishte ulur, duke shkaktuar një tjetër reagim të Vuçiçit. “Mos më dërgoni puthje, unë nuk jam nga ata. Këtë mund ta bëni me kolegët tuaj, sa të doni, por mua mos më dërgoni puthje”, tha Vuçiç. Më pas, ai iu drejtua sërish deputetit, duke e cilësuar gjestin si “ngacmim seksual”. “Këtë e kuptova si ngacmim seksual, por unë nuk jam nga ata. Nuk kam asgjë kundër njerëzve me orientime të tilla, por nuk e dija që edhe ju ishit një prej tyre”, u shpreh ish-presidenti serb. Xh.K/ReportTv.al Lista Studentore Zlatko Kokanoviç aleksander vucic serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.9% Jo 28.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1159 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

