Senati Amerikan ka konfirmuar Gjeneral-Lejtnantin Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Ndërkohë pritet edhe firma formale e Donald Trump, një formalitet pasi emri i tij është vetë propozim i Presidentit amerikan. Wendt u konfirmua si ambasador në Tiranë me 50 vota pro e 44 kundër në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. LEXO EDHE:VIDEO/ Dy supergola dhe një asist nga Lionel Messi, Inter Miami përmbys 4-2 Atleticon Ardhja e Wendt në Tiranë do të pasonte Yuri Kim, në drejtimin e misionit diplomatik amerikan, e cila u largua në qershor 2023. Në dëgjesën publike të 20 majit në Senat, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, të cilin e cilësoi një institucion të rëndësishëm, duke vlerësuar bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas Wendt, puna e strukturës antikorrupsion mbetet kyçe për sa kohë ajo ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ambasada e shba Senati amerikan Eric Wendt donald trump SHBA Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1258 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
